Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, ka vendosur në favor të paditësit, Bashkësisë Fetare Islame, duke lëshuar masën e përkohshme, e cila i obligon të paditurit Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, të kthejnë hapësirat zyrtare në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, objektin e selisë së BFI-së, si dhe vulat e këtij institucioni, paditësit. Po ashtu, përmes këtij vendimit, personave të sipërpërmendur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së. Vendimin mban firmën e gjykatëses Keti Germanova. Sipas vendimit, kjo masë e përkohshme është aktualisht në fuqi. Ankesa e mundshme kundër këtij vendimi, nuk e anulon kurrsesi zbatimin e këtij vendimi. Duke parasysh përmbajtjen e padisë, kërkesën e paditësit si dhe synimet e theksuara në propozimin për masat e përkohshme, njëkohësisht pas ekspertizës së situatës, marrjes në konsideratë të dëshmive të dorëzuara me padinë, Gjykata vendosi që personat e paditur të lëshojnë urgjent ambientet e BFI-së. Alsat-M
You Might also Like
SKANDAL: Gjykata e Apelit konfirmon burgun e përjetshëm për të dënuarit e rastit “Monstra”
Gjykata e Apelit në Shkup e ka konfirmuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga…
By
Redaksia
1 Min Read
ARTAN GRUBI SËRISH PROVOKON SI PËR KISHËN NË KALA
Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi i cili mori pjesë në protestat…
By
Redaksia
1 Min Read
OJQ-të maqedonase: Jemi kundër që të mos ndërtohen xhami njëjtë si ndërtohen kisha
Platforma kundër gjuhës së urrejtjes reagoi ndaj iniciativës së djeshme për organizimin e protestave kundër…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjashtë refugjatë vuajnë nga zgjebja, dy nga lija e dhenve në Tabanocë
Gjashtë persona janë të vendosur në qendrën e transitit në Tabanoc të cilët vuajnë nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Dy funksionar të lartë të VMRO-së kanë dhënë urdhër që të ndodh “Monstra”?!
Një dëshmi tronditëse publikohet për rastin famëkeq "Monstra", ku 6 maqedonas u vranë, para tre…
By
Redaksia
2 Min Read
