“Bujaria” e Nikoliqit: “Kosovës serbe” statusin e gjermanëve në Itali e në Belgjikë

0
176

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se së shpejti to të përcaktojë strategjinë për Kosovën. Ai gjithashtu ka shtuar se qeveria është e detyruar të zbatojë marrëveshjet me Prishtinën dhe, ka precizuar ai, ato pika të marrëveshjeve që janë në përputhje me kushtetutën dhe me të mirën e Serbisë. Këto komente ai i ka bërë për gazetën “Danas” të Beogradi.

“Qeveria gjithsesi nuk ka detyrim e as që është e thirrur për diçka që nuk do ta zbatojë për të cilën ekzistojnë interpretime të ndryshme, për shembull, përfaqësimi Kosovës. Pika rreth të cilës po përplaset Serbia. Organizatorët në takime kanë filluar të shkruajnë Kosova me fusnotë e as në dokumente më nuk po fute fusnota në të cilën përshkruhet çfarë është Kosova”, ka thënë Nikoliq.

Për këtë arsye, ka thënë ai, qeveria e Serbisë ka vendosur që përfaqësuesit e Serbisë të braktisin çdo takim ku Kosova nuk është shënuar sipas marrëveshjes.

Në pyetjen se çfarë do t’iu ofrojë shqiptarëve të Kosovës, të cilët me kushtetutën serbe janë qytetarë të Serbisë, Nikoliq ka thënë se “oferta e Rezolutës 1244 e KB-së është autonomia esenciale”.

“Do të propozoj, kur të merremi vesh, të jetojnë si gjermanët në Itali ose në Belgjikë. Pa vendim të gjermanëve nuk ka vendim të parlamenti belg. A pak është kjo? Pse të jenë shtet, kjo është aq e pakuptimtë. Disa në Londër më kanë thënë se në Olimpiadë po marrin pjesë Kina, Tajpehu kinez, Hong Kongu kinez. Unë u jam përgjigjur: Nëse institucionet e Prishtinës paraqitën si Kosovë serbe, mund të marrin pjesë në Lojërat olimpike”, ka thënë Nikoliq./koha/kohaislame