Kinë, masakër në rrugët e qytezës

Një adoleshent vrau tetë persona dhe plagosi pesë të tjerë në një sulm me thikë në krahinën Liaoning në Kinë, lajmëroi të enjten media zyrtare.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit, në qytezën e Yonglingut.

Midis viktimave përfshihen edhe dy të afërm të së dashurës së vrasësit e gjashtë persona të tjerë të rastërsishëm. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë në një spital rajonal.

Vrasësi 17-vjeçar u ndalua në vendngjarje nga forca policore dhe besohet se sulmi i tij u motivua nga mospranimi i lidhjes së tij me një bashkëmoshatare, nga familja e kësaj të fundit.

Gjashtë personat e vrarë rastësisht ishin të gjithë dëshmitarë pamorë. Asnjë e dhënë tjetër nuk u bë publike nga media zyrtare. /tch/kohaislame

Artikulli paraprak“Bujaria” e Nikoliqit: “Kosovës serbe” statusin e gjermanëve në Itali e në Belgjikë
Artikulli vijuesMilioner “brenda natës”