Burhani ekzekutoi ish-gruan dhe të dashurin e saj

Ka përfunduar autopsia për Orjeta Boshin dhe Shpëtim Hanën, të cilët u vranë pak ditë më parë në Akuila të Italisë nga ish-bashkëshorti i Orjetës, Burhan Kapllani. Viktimat janë ekzekutuar pa mëshirë nga një distancë e afërt.
Mësohet se Orjeta është qëlluar me një plumb pas veshit, ndërsa Shpëtimi me një goditje në qafë nga një distancë mjaftë e afërt. Mediat italiane shkruajnë se ajo se çfarë ka ndodhur me çiftin e vrarë është një dëshmi e mentalitetit të shqiptarëve të cilët e konsiderojnë gruan si pronë private.

Nga ana tjetër, Burhan Kapllani nuk ka pranuar ndarjen. Vrasja e dyfishtë u shënua mbrëmjen e 17 janarit, kur 48-vjeçari Burhan Kapllani ka qëlluar ish-gruan e tij Orjeta Boshi 36 vjeç, ndërsa kjo e fundit gjendej brenda makinës tip Opel Zafira.

Orjeta ishte nënë e katër fëmijëve dhe ishte ende në proces gjyqësor për ndarjen nga bashkëshorti i saj. /Telegrafi/

Artikulli paraprakDeputetë të Kantonit të Cyrihut bëjnë pyetje akuzuese për Thaçin
Artikulli vijuesPse gjermanët i tremben avancimit të islamit në jetën gjermane?