Pse gjermanët i tremben avancimit të islamit në jetën gjermane?

Paragjykimet dhe frika nga të huajt e shumtë janë duke u shtuar në Gjermani. Me rritjen e numrit të myslimanëve, është rritur edhe shqetësimi. Pse gjermanët i kanë frikë të huajt?

Arkëtarja në supermarket ka në kokë një shami, kopje të Kuranit shiten në rrugë dhe xhamitë janë bërë pjesë e panoramës së disa qyteteve. Feja islame duket se po avancon në jetën gjermane dhe kjo gjë i shqetëson shumë njerëz. “Për dekada të tëra femrat luftuan për të drejta të barabarta dhe arritën diçka. Tani femrat janë duke u mbuluar.” – thotë një femër me arsim të lartë nga Këlni. Në debatin rreth xhamisë së re, Xhamia Qendrore e Këlnit, që do të jetë një nga më të mëdhatë në Europë, përhapja e fesë islame vërehet me frikë dhe mosbesim.

Feja islame a është “kërcënim real”?

Politikani i partisë Kristian-Demokrate (CDU) Wolfgang Bosbach nuk shikon asanjë rrezik tek feja islame në shoqëri.

“Agjentët e sigurisë thonë se njerëzit që nga ta mund të ketë frikë përfaqësojnë vetëm një grup të vogël njerëzish, në më pak se 1% të myslimanëve.” Që është përqindje normale ndaj çdo komuniteti etnik, fetar ose racor.

Populizmi ushqen fobitë

Një shembull për këtë janë partitë e ekstremit të djathtë “Pro NRW” dhe “Pro Deutschland”, të cilat kanë bërë një fushatë agresive kundër ndërtimit të xhamisë në Këln dhe kudo tjetër. Mesazhi përmes rreshtave është i qartë: feja islame është e rrezikshme dhe nuk ka vend për myslimanët në Gjermani. Këto parti janë duke përdorur këto argumente për të fituar edhe kredo politike.

Është kthyer frika në një çështje tabu?

Është e rëndësishme të kuptohet se pse frika ndaj fesë islame është më e përhapur në një vend me ekonomi të konsoliduar si Gjermania dhe jo vende të tjera europiane. Detlef Pollack, sociolog i fesë nga Universiteti i Mynsterit beson se arsyeja gjendet tek shoqëria gjermane. “Për shumë probleme të bashkëjetesës me grupe të tjera etnike nuk janë diskutuar asnjëherë hapur dhe tani dikush është i habitur që sheh një shkallë të lartë paragjykimi dhe frike,” – thekson Pollack.

Por nëse këto frikëra nuk janë të artikuluara qartë, atëherë është e vështirë të merresh me to. Informacioni dhe edukimi janë dy aspekte po aq të rëndësishme sa edhe kontaktet me njerëz të feve të tjera./dw

Artikulli paraprakBurhani ekzekutoi ish-gruan dhe të dashurin e saj
Artikulli vijuesPse gjermanët i tremben avancimit të islamit në jetën gjermane?