Pas ndalesës së veshjes së Burkini në plazh, veshje për femrat muslimane që mbulon tërë trupin përveç fytyrë dhe duarve, është duke thyer rekord për shitjet në rrobat e plazhit përcjell CNN.
Në Francë është shkaktuar një debat i madh këtyre ditëve se ku mbeti sekularizmi dhe vlerat demokratike të Francës, pas ndalesës së veshjes së burkinit. Megjithëse sot ai vendim u pezullua pasi në mënyrë ekstreme është i dëmshëm për frymën e tolerancës.
Kausar Sacrane, shitës e burkinit nga linja e Britanisë së Madhe ka thënë se shitjet janë rritur për 50% që nga momenti që fjala burkini ka qenë në top titujt e lajmeve.
Ajo e ka quajtur ndalën “qesharake” pasi ai produkt është për lejuar femrën për të qenë pjesë e shoqërisë. Ajo ka thënë se veshjen e burkinit është bërë modë edhe te femrat që nuk janë muslimane, pasi edhe ata duan të mbulohen edhe më shumë, për të mos rrezikuar trupin e tyre nga rrezet e diellit./KohaIslame