Burnley kryen transferimin rekord të klubit

Burnley ka kompletuar transferimin rekord të klubit me belgun Steven Defour nga Anderlehti, ka konfirmuar të martën klubi u Premier League.

Defour, i cili nënshkroi kontratë tre vjeçare me skuadrën e posa promovuar në Premier Ligën angleze, raportohet të ketë kaluar për një shumë prej 7.35 milionë funtesh.

“Steven ka qenë caku ynë dhe ka qenë një marrëveshje e vështirë, por ia dolëm më në fund”, ka thënë menaxheri i Burnleyt, Sean Dyche për ueb-faqen e klubit.

“Ai është lojtar i mirë me eksperiencë të thellë në nivel ndërkombëtar dhe në Ligë të Kampionëve. Steven është i ri në Premier Ligë por ka etje dhe dëshirë të fuqishme që të jetë i suksesshëm këtë sezon”, shtoi ai.

Mesfushori defanziv u bë edhe transferi rekord i Anderlechtit kur nënshkroi me klubin më 2014 pas tre sezoneve të kaluara në Porto ku i fitoi dy kurore portugeze.

Burnley u mposht 1-0 nga Swansea City në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë të shtunën, ndërsa e pret Liverpoolin në “Turf Moor” këtë fundjavë.

Artikulli paraprakNjë amerikan akuzohet për vrasjen e imamit dhe ndihmësit të tij në New York
Artikulli vijuesSamsung konfirmon datën e lansimit të tabletit të saj të ardhshëm