Prindërit e droguar: Historia pas fotos që tronditi botën

Fotot e një çifti të droguar, që kanë humbur ndjenjat në makinën e tyre, teksa në sediljen e pasme kanë fëmijën e vogël, kanë tronditur jo vetëm amerikanët.

Fotot u publikuan nga departamenti i policisë në Ohajo.
Prindërit janë identifikuar si Rhonda Pasek, 50 vjeç dhe James Acord, 47 vjeç.
Të dy kanë një histori të gjatë me precedentë penalë.
Acord është nën akuzë pasi ka ngarë makinën në gjendje të intoksikuar, duke rrezikuar fëmijën.
47-vjeçari është akuzuar më herët për krime që nga vjedhjet e deri tek konsumi i alkoolit në publik.
Në lidhje me krimin në fjalë, ai është dënuar me 180 ditë burg për secilën nga dy akuzat.
Edhe ajo ka një histori me arestime dhe abuzime me substancat.
Ajo është dënuar për sjellje të pahijshme, dehje në publik, posedim droge, etj.
Fotot tregojnë për një epidemi të përdorimit të heroinës në SHBA.
Në vitin 2014 u shënua një rekord prej 47 mijë të vdekurish nga overdoza në SHBA.
Ohajo është një nga shtetet më të prekura.
Vitin e shkuar vdiqën 3 mijë persona nga overdoza e paqëllimshme në këtë shtet, një mesatare prej tetë personazh në ditë.

Artikulli paraprakQeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat
Artikulli vijuesKoreja e Veriut ndalon të qeshurën në publik, ja arsyeja e çmendur