Bursa, proteste solidarizuese kundër dënimit me vdekje të Muhammed Mursit

Gazetari Adem Özköse dhe një grup personash organizuan një protestë në Bursa për të kundërshtuar dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Muhammed Mursi, i cili u rrëzua nga pushteti me grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Grupi i cili pasi fali namazin e sabahut (namazin e mëngjesit) duke u mbledhur para “Ullu Xhami” reaguan ndaj vendimit me vdekje duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Popullin do ta zgjojnë të rinjtë që shkojnë në namazin e sabahut” dhe  brohoritur tekbire dhe slogane të ndryshme se “Sisi vrasës, Mursi jemi me ty”.
 
Gazetari Özköse, në fjalën e tij drejtuar komunitetit, tha se ata janë mbledhur për të protestuar ndaj vendimit të dhënë nga gjykatat egjiptiane të grushtit të shtetit, të cilat dje dhanë dënim me vdekje për Muhammed Mursin dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Özköse ka theksuar se ky dënimin me vdekje i cili është i padrejtë, i paligjshëm dhe i cili nuk njihet nga ana e tyre, që nga dita e djeshme ka sjellë një sërë reagimesh në të katër anët e Turqisë dhe u shpreh më tej se:
 
“Edhe ne jemi mbledhur këtu për të reaguar fort se jemi pranë vëllezërve tanë në Egjipt, për të treguar se jemi në anë të të pafajshme kundër tiranëve. Egjipti tani po kalon në një proces shumë të rëndësishëm. Ashtu si u poshtëruan u burgosën njerëzit besimtarë në këtë vend më 28 shkurt, edhe tani muslimanët po përjetojnë të njëjtën gjë në Egjipt. Muhammed Mursi dhe përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e tij me qëndrimin që ata treguan ndaj gjykatës së paligjshme dhe me qëndrimin e drejtë të tyre ata kanë arritur të jenë dinjiteti dhe krenaria e të gjithë muslimanëve dhe i të gjithë njerëzve të ndërgjegjshëm. Ata dje martirizuan Hasan El Benna, Seyyid Kutup, por sot në Egjipt ka qindra mijëra Hasan El Benna dhe Seyyid Kutup. Ata ashtu siç nuk mundën ta ndalonin përpjekjet e muslimanëve duke i martirizuar ato edhe sot po në të njëjtën mënyrë duke dënuar me vdekje Mursin dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do t’ia arrijnë të ndalojnë kurrë ata që përpiqen për këtë liri fisnike dhe të lavdishme në Egjipt”.
 
Grupi i protestuesve pasi kryen lutje për Mursin dhe të dënuarit e tjerë u shpërndanë.
Artikulli paraprakNis në kryeqytetin e Arabisë Saudite konferenca e dialogut për Jemenin
Artikulli vijuesDiagnoza e hepatitit B dhe kujdesi që duhet treguar për sëmundjen