Steinmeier: “Shqipëria është një vend i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit’’
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në lidhje me fjalimin e mbajtur nga kandidati brenda Partisë Republikane për zgjedhjet në SHBA, Donald Trump mbi politikën e jashtme, u shpreh se ende nuk shikon një vijë politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Steinmeier, pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ka organizuar një konferencë të përbashkët për mediat.
Shefi i diplomacisë gjermane është shprehur se presidentët e ardhshëm të SHBA-së duhet të kuptojnë që arkitektura e sigurisë globale ka ndryshuar.
Steinmeier, në fjalën e tij tha gjithashtu se perceptimi i Trumpit ndaj politikës së jashtme ende nuk është pjekur.
Duke prekur edhe temën e Sirisë, Steinmeier ka pohuar se po ndjekin me shqetësim të madh zhvillimet në këtë vend, ku ka shtuar se për të përmirësuar situatën palët duhet të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve në Gjenevë.
Ministri i Jashtëm gjerman, vuri në dukje gjithashtu se problemi i Sirisë duhet të zgjidhet me anë të politikës dhe jo luftës.
Ndërkohë duke prekur çështjet e vendeve të Ballkanit, Steinmeier tërhoqi vëmendjen mbi gjendjen në Maqedoni si dhe zgjedhjet në Serbi.
Shefi i diplomacisë gjermane në fjalën e tij tha gjithashtu tha se ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bushati, për mundësinë e qetësimit të situatës në Maqedoni si dhe ka vënë në dukje se komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka anuluar takimin për shkak se palët nuk kanë qenë të gatshme për bisedime.