Buxheti i shtetit i cili ka arritur rekordin e tij prej 2 miliard e 80 milion euro, javën e ardhshme do të kaloj në Kuvendin e Kosovës për lexim të parë.
Antari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Enver Hoti ka thënë për Indeksonline se tani më kryesia e kuvendit e ka në dispozicion që nga java e kaluar buxhetin e vitit të ardhshëm i cili pritët të procedohet javën e ardhshme.
“Projekt buxhetin për vitin 2018 e kemi proceduar për lexim të parë në kuvend, dhe tani varët nga kryesia e Kuvendit të Kosovës se kur do ta procedoj atë, por unë besoj që në seancën e javës së ardhshme buxheti do të jetë në kuvend”, ka thënë Hoti.
Ai ka theksuar se buxheti prej mbi 2 miliard euro nëse ka një realizim dhe një kapitalizmi racional të buxhetit do të jetë impakt për zhvillim ekonomik ma të arsyesh dhe më të qëndrueshëm për vitin2018.
“Buxheti për vitin 2018 i cili ka arritur në Komisionin për Buxhet dhe Financa është 2 miliard e 80 milion euro, besoj aty do të jetë limiti i të hyrave dhe shpenzimeve sigurisht do të jetë pak me i madh. Unë mendoj që nëse ka një realizim dhe një kapitalizimi racional të buxhetit do të jetë impakt për zhvillim ekonomik ma të arsyesh dhe më të qëndrueshëm për vitin2018”, ka thënë Hoti. /