Ç’duhet bërë përpara se të shesim një iPhone?

0
206
Tashme është e njohur mania për te marre sa me pare produktin e fundit te teknologjisë. Kjo gjë me shume se kudo tjetër është e shprehur tek smartphone-t ku modelet e vetëm para disa muajve, lehtësisht mund te konsiderohen si te “vjetruara”. Kompanitë e prodhimit duket se e kane kuptuar te parat këtë dhe mani dhe janë duke e shfrytëzuar për interesat e tyre.
 
Dhe nuk janë te rralla rastet kur shume te pasionuar pas teknologjisë se re dhe aplikacioneve tundohen përpara modeleve te reja dhe zëvendësimit me to te atyre qe kane ne përdorim. Me fjale te tjera, shume persona përballen me nevojën për te shitur dispozitivin qe kane ne përdorim.
Le te supozojmë se jemi gati për te shitur iPhone-n qe kemi ne përdorim. Ne këtë rast, shitja duhet te behet vetëm pasi te jemi siguruar se kemi bere tre veprimet e mëposhtme.
 
1.    Backup i te gjitha informacioneve. Nëse keni ndërmend t’i shisni dikujt iPhone-n tuaj, për te kaluar ne një smartphone te ndonjë marke tjetër,  gjeja e pare qe do te duhet te bëni është një backup i te gjitha informacioneve qe keni ruajtur ne iTunes dhe ne iCloud. Ndërsa nëse keni vendosur qe diapozitivin tuaj iPhone ta zëvendësoni me një tjetër te radhës, atëherë mjafton qe te dërgoni direkt ne aparatin e ri te gjitha informacionet. Ruani kështu edhe fotot, videot dhe te gjitha te dhënat qe keni ne te.
2.    Reset te aparatit. Përpara se te shisni dispozitivin duhet qe te largoni qe aty te gjitha gjurmët e përdorimit tuaj. Te gjitha këto mund te largohen thjesht duke ristartuar aparatin tuaj për ta çuar atë ne gjendje fillestare, ashtu sikurse e ka përcaktuar edhe fabrika. Për te ristartuar aparatin, lidhuni me iTunes dhe klikoni mbi tastierën Reset.
3.    Modifikimi i te dhënave tek sit-i Apple. Ky përbën momentin me te rëndësishëm, pasi ne rast te kundërt, përdoruesi i ri do te mund te regjistrohet ne sit-in e Apple me emrin tuaj. Për këtë do te duhet qe te drejtoheni tek sit-i i kompanisë dhe te lidheni me te dhënat tuaja. Pas kësaj shkoni ne faqen tuaj personale dhe hiqni qe aty iPhone nga seksioni përkatës.
Pas kësaj aparati juaj është gati për tu shitur.