Çadrat më të mëdha në botë do të montohen në oborrin e Qabesë së Bekuar

Javën e kaluar ka filluar montimi i tetë çadrave të mëdha në pjesën veriore të oborrit të Qabesë.

Gjatësia e njërës çadër do të jetë 45 metra, ndërsa pesha e saj do të jetë 16.000 kg.

Çadrat, e prodhuara në Gjermani, përfshijnë ekrane gjigante, orën për t’i udhëzuar besimtarët, kondicionerë dhe kamera.

Në oborrin e jashtëm të Qabesë do të montohen gjithashtu edhe 54 çadra më të vogla. Ato do të bëjnë hije në një hapësirë prej 2.400 metra katrorë.

Nën këto çadra mund të falen 400 mijë persona./islamgjakova/

Artikulli paraprakE dini ligjëratën prej një fjale që përloti gjithë xhematin?
Artikulli vijuesVIDEO – Si qëndron puna e Hixhames, a është mirë me praktiku