Çaj apo kafe? Është e vështirë të zgjedhësh mes tyre. Po e pyet veten se cilën prej tyre preferon? Si çaji, ashtu dhe kafeja kanë të mirat e tyre dhe zgjedhja që bëjmë varet dhe nga përdorimi: p.sh. nëse çohesh herët në mëngjes, atëherë kafeja është ajo që të nevojitet dhe nëse kërkon të freskohesh, pra të hapësh sytë në mëngjes, atëherë zgjidhja më e mirë është çaji. Shumë njerëz kanë të kundërtën.
Çaji dhe kafeja janë dy pijet më të përdorura në Shqipëri. Kafeja është e pranishme në pothuajse çdo shtëpi, duke u bërë pjesë e përditshme e jetesës. Edhe në Indi përdorimi i kafesë është bërë stil jetese, sidomos me shtimin e pikave të kafesë si Barista, Starbucks dhe Café Coffee Day. Për të rinjtë, ajo përfaqëson një arsye për të kaluar kohën me shoqëri.
Sipas disa studimeve të fundit, India renditet e pesta në botë për prodhimin e kafesë. Vetëm në Karnataka prodhohet 70 për qind e kafesë që prodhon gjithë India. Markat më të njohura të kafesë në Indi janë: Tata, Nescafe, Bru. Ka shumë lloje kafeje, por ajo që është më e përdorura dhe më me vlera është kafeja e zezë, sidomos kur përdoret pa i shtuar përbërës të tjerë si sheqer dhe qumësht. Shumë persona nuk dinë ta bëjnë kafenë dhe prandaj ata nuk arrijnë të kenë shijen perfekte të saj në fund.
Po çaji?
Çaji është një nga pijet më qetësuese. Nuk ka probleme që të mos zgjidhen nga një filxhan çaji. Çaji është më i mirë se kafeja për disa arsye:
Është shumë i mirë për hidratimin e trupit dhe plotësimin e lëngjeve të harxhuara
Edhe kafeja bën të njëjtën gjë, por çaji ka përparësi duke qenë se është thjesht ujë me shijen e mrekullueshme të çajit, çka do të thotë se gjatë verës është më e dobishme të pish çaj të ftohtë ose të nxehtë për të zëvendësuar mungesën e lëngjeve si pasojë e djersitjes. Gjithashtu të bën mirë edhe për hidratimin e lëkurës.
Ndihmon në zvogëlimin e mundësisë për t’u zhvilluar tipa të ndryshme kanceri
Shkencëtarët kanë provuar se përdorimi i çajit çon në përmirësimin e shëndetit. Dhe duke u kthyer mbrapa në histori, një perandor ka shkruar për të.
Efekti i çajit zgjat më shumë
Çaji përmban një sasi më të paktë kafeine se kafeja. Prandaj nëse ke orë të gjata pune, çaji është zgjidhja më e mirë.
Është më i lehtë në përgatitje
Apo jo? Duke lënë mënjanë shakatë, kjo është një arsye e mirë pse duhet të zgjedhim çajin. Mjafton të vendosësh një bustinë çaji në një filxhan me ujë të nxehtë, hiqe pas disa minutash dhe ja ku u bë!
Përmban më shumë antioksidantë
Antioksidantët janë fantastikë për një trup të shëndetshëm. Pra antioksidantët na ndihmojnë për t’u ndjerë të freskët e të rinj.
Është shumë i mirë edhe për dhëmbët
Çaji është shumë i mirë nëse do të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Pi një sasi të caktuar çaji dhe do t’i kesh dhëmbët në ngjyrën e tyre origjinale, ndryshe nga kafeja, e cila ka dhe efekte të padëshiruara si dekolorimi i dhëmbëve.
Ndihmon në reduktimin e stresit
Një avantazh të cilin mund ta shfrytëzojmë të gjithë herë pas here, edhe pse mbetet ende i panjohur shkaku pse ndodh. Por çaji është padyshim një mundësi për të reduktuar stresin.
Ndihmon në heqjen e kileve të tepërta
Kërkimet e fundit shkencore kanë arritur në përfundimin që çaji jeshil u vjen në ndihmë atyre personave që duan të humbasin peshë. Çaji jeshil ndihmon metabolizmin dhe humbjen e kileve të tepërta.
Ndihmon në mbrojtjen e kockave
Një studim australian nxori në pah se personat që përdorin çajin rregullisht kanë një densitet më të lartë të kockave, në krahasim me ata që nuk e përdorin. Gjithashtu, konsumimi i çajit ndihmon formimin e rregullt të kockave. Me këtë nuk po ju sugjeroj të konsumoni shumë çaj, një filxhan çaj në ditë është i mjaftueshëm për të mbajtur kockat tuaja të forta e të shëndetshme.
Ndihmon dhe në mbrojtjen e sistemit imun
Është si një antivirus për kompjuterin. Një filxhan çaji të rifreskon dhe përmirëson sistemin imunitar.
Ndërsa në anën tjetër…
Ka shumë lloje kafeje, por kafeja me kualitet më të mirë është ajo arabike, e cila zotëron 59 për qind të kapitalit në prodhimin botëror të kafesë. Një fakt interesant për kafenë arabike është se ajo është e vetmja që përmban 44 kromozome kafeje.
“Kafeja jeshile” është kafeja më e mirë në botë. Kafeja mund të jetë e mirë vetëm nëse burimi i saj është më cilësori. Prandaj të duhet të gjesh një kompani pjekjeje kafeje që importon një kafe jeshile të shkëlqyer për të kënaqur klientelën.
Kafeja përmban një sasi të lartë kafeine, shumë prej nesh na pëlqen të konsumojmë kafe, por duam të limitojmë marrjen e kafeinës. Për këta persona kafeja pa kafeinë është një zgjidhje e shkëlqyer. Kafeja e dekafeinuar është si kafeja normale, vetëm se i është hequr kafeina. Është një kafe, ku kokrrave të kafesë u është hequr të paktën 97 për qind e kafeinës.
Gjithashtu, ka dhe shumë lloje çaji: Çaji Teas është krijuar nga japonezët. Çaji Teas përbëhet vetëm nga gjethe çaji dhe përfaqëson formën më të pastër të çajit që mund të gjesh.
Ke dëgjuar ndonjëherë të kritikojnë zgjedhjet e tua për pijet që përmbajnë kafeinë si kafe ose çaji? Edhe pse tejkalimi në çdo gjë ka pasoja negative, të konsumosh një filxhan më shumë çaj të zi mund të mos jetë aq keq sa e ke imagjinuar.
Unë personalisht preferoj një filxhan çaj. Kështu më pëlqen ta filloj ditën sapo zgjohem nga gjumi! Por kjo mbetet preferenca ime. Po e jotja cila është?/Kumti.com