Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, thotë se do ta kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht kushtit për liberalizim të vizave. Sipas tij, opozita do ta zgjedhë opsionin për ruajtjen e territorit, pasi që, siç thotë ai, liberalizimi i vizave me BE-në u takon qytetarëve pa falur tokë
Numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës (Lëvizja “Vetëvendosje” – LVV), Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Evropë që jep territore për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE).
Këto komente Çaushi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se opozita në Kuvend do të bëjë çmos që ta mbrojë territorin e Kosovës.
Ai madje shprehet se opozita kosovare nuk ndjehet fajtore nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët edhe këtë vit, pas që, sipas tij, BE-ja ka kërkuar nga liderët kosovarë që për të fituar liberalizimin e vizave të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Normalisht që për Mustafën, Thaçin dhe Veselin ky kusht nuk është prioritar, sepse po të luftonin krimin dhe korrupsionin i bie që do ta luftonin veten”, shprehet Çaushi.
Ky i fundit bën të ditur se nuk do të lejojnë për asnjë kusht të kalojë Marrëveshja aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshja për “Zajednicën” me Serbinë dhe, sipas Çaushit, është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë mbi këto çështje, dhe sa më parë t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar.
You Might also Like
Diplomati holandez: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur sesi politikanët vendorë deri më…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt, policia qëllon për vdekje dy lider të "Vëllazërisë Myslimane"
Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë qëlluar për vdekje dy lidërë të “Vëllazërisë Muslimane”, raportonAnadolu…
By
Redaksia
1 Min Read
Konflikt me armë në Korçë, tre të arrestuar
Një 50-vjeçar është konfliktuar me dy të rinj ku sherri ka degjenuar në përdorimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Klinë 50% e shtëpive të ndërtuara për serbët janë shitur
Me gjithë investimet e shumta të organizatave të huaja dhe Qeverisë së Kosovës, për realizmin…
By
Redaksia
3 Min Read
Trashëgimia e madhe e Muhamet Çamit (Kyçykut)
Në qarqet e gjera të intelektualëve-atdhetarë çamë të zonës së Konispolit, shkëlqen figura e Muhamet…
By
Redaksia
9 Min Read
Njeriu që fotografoi pesëvjeçarin sirian: Atë natë të gjithë qanin, ai nuk qante, ai nuk e tha asnjë fjalë! (Foto/Video)
Një fotografi e Omran Daqneesh, i nxjerrë nga rrënojat pas një sulmi ajror në rrethinën…
By
Redaksia
4 Min Read
