Egjipt, policia qëllon për vdekje dy lider të "Vëllazërisë Myslimane"

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë qëlluar për vdekje dy lidërë të “Vëllazërisë Muslimane”, raportonAnadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Ministria e Brendshme e Egjiptit thotë se 61 vjeçari Mohamed Kamal dhe Yasser Shehata janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pasi kjo e fundit kishte bastisur banesën e tyre në Kajro.

Ministria pretendon se Kamal është themelues i krahut të armatosur të Vëllazërisë dhe e akuzon për valën e sulmeve mbi forcat e rendit, përfshirë vrasjen e prokurorit të Përgjithshëm, Hisham Barakat, vitin e kaluar.

Lideri i Vëllazërisë, Mohamed Soudan me vendqëndrim në Londër ka hedhur dyshime për mënyrën se si është vrarë Kamal.

Artikulli paraprakMë shumë se 4.000 sirianë kthehen në Jarabulus
Artikulli vijuesTurqi, shkarkohen nga detyra 12.801 të punësuar në Drejtorinë e policisë