Cavkov: Ekziston rrezik nga kriza serioze me refugjatët

Shkup, 31 gusht- Maqedonia nuk mundet që vet të përballet me refugjatët, ekziston rrezik nga kriza serioze me refugjatët, deklaroi ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Mitko Cavkov në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Athinës.

Sipas tij, Maqedonia duhet të ketë trena që mund të bartin mijëra njerëz në ditë dhe kompani, autobusët e të cilëve mund të bartin mijëra njerëz në ditë.

“ Kjo d.m.th se në ditë vetëm dy mijë refugjat mund që të vazhdojnë në rrugën e tyre. Në rast se Greqia në një ditë i lëshon pesë mijë refugjat, për tre mijë nuk do të ketë vend”, deklaroi Cavkov, duke shtuar se nëse situata është e tillë dhe përsëritet disa ditë me radhë, atëherë ekziston rrezik nga një krizë serioze, transmeton zhurnal.mk

Ai theksoi se Maqedonia nuk është anëtare e BE-së dhe nuk ka në dispozicion resurse dhe mjete nga BE-ja.

Cavkov informoi se një numër i madh i refugjatëve nuk arrijnë që të gjejnë mjete për transport me çka rritet numri i tyre në Gjevgjeli. Në një moment ka pasur situatë kur në Gjevgjeli, qytet me rreth 15.000 banor, ka pasur rreth 8.000 refugjat.

Një pjesë nga banorët e qytetit janë ankuar se disa prej refugjatëve kanë shkaktuar dëme në pronat e tyre, ndërsa ekzistojnë edhe probleme me personelin e kufizuar mjekësor që siguron ndihmë për të sëmurët dhe refugjatët e varfër, me çka rriten rreziqet potenciale nga sëmundjet bartëse.

“ Për shkak të këtyre arsyeve, qeveria vendosi që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajon dhe të krijohen kushtet për përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante duke e përfshirë edhe ushtrinë, e cila duhet të i ndihmoje policisë për t`u forcuar kontrolli në kufijtë. Ne besojmë se me forcimin e kontrollit mund të arrihet që numri i refugjatëve që futen në vendin tonë të mos i tejkaloje mundësitë tona, me çka më mirë do t`i përgjigjemi nevojave të tyre”, deklaroi Cavkov, transmeton zhurnal.mk

Artikulli paraprakPeticion racist i mjekëve nga Gjevgjelia, Bogdanci, Dojran dhe Valandovo: Nuk i shërojmë refugjatët
Artikulli vijuesGjevgjelia vend ku sirianët nuk mund të ngopen me ujë!