Çavkov kërcënon “huliganët” e revolucionit laraman. Ju kemi xhiruar!

Mitko Çavkov përmes televizionit Kanal5, ka shprehur shpresë që miqtë tonë nga ShBA dhe BE do të bëjnë përpjekje plotësuese për organizimin e takimit të liderëve, sepse vetëm dialogu politik mund të jetë zgjidhje për këtë krizë politike, e cila thellohet gjithnjë e më shumë e kjo „duket edhe në vetë ngjarjet e përditshme“.

-Këtë e shihni përmes sjelljes vandale, përmes sjelljes huligane, përmes dëmtimit të monumenteve të kulturës – ka deklaruar zëvendësministri plotësues, Çavkov.

– Nuk do të hymë në skenarin e tyre, nuk do të hymë në një skenar të përgjakshëm, ne edhe më tej do të durojmë dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate ndaj çdo sjellje huligane. Kemi disa kallëzime penale, ka disa raste të paraburgimit të shqiptuar, disa padi për kundërvajtje, por aktivitetet vazhdojnë, kemi një numër të madh fotografish, kemi dokumente përmes të cilave në mënyrë plotësuese bëjmë identifikimin e të gjithë atyre që janë paraqitur me atë qasje të dhunshme për shkatërrim dhe dëmtim të objekteve të kulturës – është kërcënuar zëvendësministri Çavkov përmes Kanal5.

Artikulli paraprak“Një grup prej 40 kosovarëve të armatosur gjendet afër fshatit Tanushë”
Artikulli vijuesFamiljarët e viktimave: Djemtë tanë u tradhëtuan në Kumanovë (VIDEO)