Gruevski paralajmëron ndihmë për BDI-në kundër platformës së Besës

Platforma e BESËS Ridefinimi ka alarmuar pushtetin VMRO-BDI, e kjo ka dalë ne pah sot kur Nikolla Gruevski ka kritikuar ashpër Ridefinimin e shtetit platoformën politike të Levizjes Besa.

Anëtari i kryesisë qendrore i BESËS Adnan Azizi për këtë ka komentuar: “Pajtohem plotësisht me deklaratën e “vëllaut” politik të Ali Ahmetit – Nikolla Gruevski i cili deklaroi: “Nuk pranojmë dygjuhësinë dhe Ridefinimin e shtetit”!

E dini pse nuk e pranojnë këtë, sepse ne momentin kur do të ndodhë ridefinimi i shtetit – në të mirë të shqiptarëve, këta që deklarojnë kështu bashkë me shokët e tyre do të jenë ne burg, duke i numëruar ditët dhe vitet.

Mbarojë koha e shqiptarëve të “ndershëm” e që rrjedhimisht duhet të jenë nën hipoteka, po vjen koha e shqiptarëve #MeBESë”.

Ndërsa, Kastriot Rexhepi i BESËS ka shkruar: “Sa herë që përmendej RIDEFINIMI jo të gjithë e kuptonin çka është në momentin e parë. Por pas fjalimit të liderit partiak të VMRO-DPMNE ku ai kundërshtoi këtë dhe kërkoi mbështetje të plotë nga simpatizantët e tij (La Famiglia, Prijatellat etj.) për sa më shumë deputet besoj se për shqiptarët nuk do të duhet edhe shume sqarim se çka nënkupton kjo. #RidefinimivjenMeBesë”.

Kurse Blerim Sejdiu i BESËS thotë Kur e shohim se kush është kundër RIDEFINIMIT, e kuptojmë se jemi në rrugë të drejtë.
Edhe VMRO në panik prej BESËS!/Lajmpress
fb_img_1476664175639

29
Artikulli paraprakNis beteja e madhe për Mosulin. Abadi: Ka mbërritur ora e fitores
Artikulli vijues(VIDEO) Sfidat dhe perspektivat e gruas në Ballkan