Çavusoglu: Bashkëshortja e sulmuesit në Paris Amedy Coulibaly ka shkuar në Siri

Hayat Boumedienne, bashkëshortja e Amedy Coulibaly i cili ndërmori sulmin ndaj një supermarketi në Paris, ka ardhur në Turqi nëpërmjet Madridit më 2 janar, pasi ka qëndruar në një hotel në Kadikoy në Stamboll, ndërsa më 8 janar ka kaluar për në Siri”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në takimin e bordit editorial të Anadolu Agency (AA).

“Sapo kemi marrë informacione në lidhje me Hayat Boumedienne, i kemi transmetuar menjëherë autoriteteve franceze pa pyetur ata akoma”, theksoi Çavusoglu.

“Për fat të keq, nuk ka vendosmëri kur është fjala për luftën kundër terrorizmit në botë”, ka thënë Çavusoglu duke komentuar sulmin e fundit terrorist në Evropë.

Amedy Colibaly, i cili dyshohet se e ka vrarë policen në Paris dhe ka mbajtur peng gjashtë persona, është vrarë të premten në një operacion të policëve francez, ndërsa autoritetet franceze janë në kërkim të bashkëshortes së tij Hayat Boumedienne.

Artikulli paraprakKroacia zgjedh gruan e parë presidente
Artikulli vijuesSimbole naziste dhe shkrime anti-Islame në muret e një xhamie në Gjermani