Çavuşoğlu: Evropa duhet të adresojë shkaqet e radikalizmit

 Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se shkaqet e radikalizmit duhet të adresohen për të parandaluar ekstremizmin dhe fenomenin e luftëtarëve të huaj, raporton Anadolu Aency (AA).
Sipas tij Evropa duhet të luftojë kundër përjashtimit social të grupeve të margjinalizuara për të trajtuar ekstremizmin dhe radikalizmin.
Duke folur në sesionin Ministror të Këshillit të Evropës, të martën në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të të gjithë Europës diskutojnë për masa kundër luftëtarëve të huaj, Çavuşoğlu tha se Evropa “duhet të adresojnë shkaqet e radikalizmit”.
 
“Grupet ekstremiste kanë karakteristika të ndryshme kulturore, psikologjike dhe strukturore.
“Kjo është ajo ku duhen përqendruar programet e Këshillit të Evropës për të luftuar kundër përjashtimit shoqëror të personave që u përkasin grupeve të margjinalizuara”- ka deklaruar kryediplomati i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Protokolli i Këshilli të Evropës me qëllim për të parandaluar terrorizmin deri tani ka qenë i nënshkruar nga 44 prej 47 shteteve anëtare të organizatës.  
Ndërkohë pretendohet se rreth 5,000 evropianë kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar me grupet ekstremiste të tilla si ISIS. 
 
Artikulli paraprakNjë komb që të kuptojë identitetin e fuqisë së tij, duhet të jetë i vetëdijshëm për historinë
Artikulli vijuesUnike në botë, jetimorja në Sri Lanka strehë për 79 elefantë