Dr. El-Audeh: Ndalohet të flasësh për Sheriatin pa pasur njohuri

Dijetari i njohur bashkëkohor, Dr. Selman El-Audeh, në një artikull të tij të ri ka shkruar gjatë rreth asaj se sa e rrezikshme është të flasës në emër të fesë, respektivisht të Sheriatit pa qenë i pajisur me njohuri të mira teologjike.

Ai thotë se shembull për këtë kemi kur njeriu flet rreth asaj se çfarë është haram e çfarë është hallall, apo se futet te dispozitat e sheriatit, sic janë farzet, vaxhibet apo haramet, dhe duke e bërë këtë pa ndonje përgatitje studimore dhe intelektuale paraprake.

Për t’i komentuar ligjet e Allahut të Lartësuar duhet pasur dëshmi ose autorizim për gjendjen intelektuale që duhet poseduar.

Allahu i Madhërishëm në librin e Tij fisnik, Kur’anin famëlartë, thotë: “Dhe mos flisni me gjuhët tuaja të pavërteta: Kjo është e lejuar (hallall), e kjo është e ndaluar (haram), me qëllim që të përhapni të pavërteta për Allahun. Ata që shpifin gënjeshtra për Allahun nuk kanë për të shpëtuar.” (En-Nahl, 116).

Gjithashtu, në Kur’anin famëlartë thuhet: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36).

Dr. El-Audeh, me tutje vazhdon dhe thotë se të flasës për Allahun pa pasur dituri është prej mëkateve të mëdha, për shkak se diskutimi rreth Allahut pa dituri të dërgon në shirk (politeizëm).

Artikulli paraprakErdogan i shpëton jetën të riut që donte të hidhej nga ura
Artikulli vijuesNë Institutin e Arteve në Çikago promovohet arti islam