Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë AK në degën Antalia, kryediplomati turk deklaroi se Papa Francesku është nën efektin e nacionalizmit fetar, lobeve dhe propagandave të ndryshme.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, realizoi të hënën një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë AK në degën Antalia.
“Nuk ka asnjë vendim gjykate, apo rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me ngjarjet e 1915-s. Megjithatë Papa Francesku arrin deri aty sa t’i quajë gjenocid ngjarjet e vitit 1915, të cilat janë një dhimbje e përbashkët”, deklaroi kryediplomati turk.
“Përse nuk përmendni azerbajxhanasit e masakruar përpara syve të botës nga armenët në Hoxhali? Nëse do të evokojmë dhimbjet, atëherë përse e harroni këtë? Pse nuk jeni në gjendje t’i quani gjenocid masakrat në Ruandë, për të cilat ka edhe vendim gjykate?”, pyeti Çavusoglu.
Ai theksoi se deklaratat plotësisht kontradiktore, që Papa Francesku bëri nën efektin e nacionalizmit fetar, lobeve dhe propagandave të ndryshme; hedhin hije mbi imazhin institucional të Papatit dhe dëmtojnë rëndë dinjitetin e reputacionin personal të tij.
Shefi i diplomacisë së Turqisë nënvizoi gjithashtu se “deklaratat në fjalë janë të pavlefshme për Ankaranë”.kohaislame