Arabia Saudite: Nuk jemi në luftë me Iranin

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se “Ne nuk jemi në luftë me Iranin. Ne jemi duke luftuar së bashku për një vend që ka kërkuar ndihmën tonë
 
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud al-Faisal tha të dielën se vendi i tij nuk ishte në luftë me Iranin, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të ndalë mbështetjen për grupin e Huthi në Jemen.
“Ne nuk jemi në luftë me Iranin. Ne jemi duke luftuar së bashku për një vend që ka kërkuar ndihmën tonë për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të ndaluar një luftë të nisur nga Lëvizja Huthi në Jemen”, tha al-Faisal gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Francës, Laurent Fabius në Riad.

Ekspertët pohojnë se përparësia e takimeve dhe bisedimeve të Fabius në Arabinë Saudite do të jetë programi bërthamor i Iranit dhe se kjo vizitë e ministrit francez ka qëllime informative për autoritetet saudite në lidhje me çështjen e konsensusit të arritur kohët e fundit mes Iranit dhe vendeve P5+1.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka mbrojtur idenë se vendi i tij dhe aleatët e tjerë kanë nisur një fushatë ushtarake kundër militantëve të lëvizjes Huthi për të mbrojtur legjitimitetin në Jemen.
Që nga 25 mars, Arabia Saudite dhe disa vende arabë, në kuadër të një operacioni ushtarak kanë sulmuar objektivat e lëvizjes Huthi në të gjithë Jemen. Disa Shtetet të Gjirit e akuzojnë Iranin se ka mbështetur kryengritjen e lëvizjes Huthi.kohaislame
Artikulli paraprakStudim: Imamët e arrestuar nuk kanë lidhje me ekstremizëm
Artikulli vijuesÇavusoglu: Papa, nën efektin e nacionalizmit fetar dhe lobeve