ÇEKIA NDALON SHITJEN E ALKOOLIT

Pas një vale vdekjesh të shkaktuara nga helmimi me metanol, Republika e Çekisë ka ndaluar shitjen e alkoolit të rëndë.

Ky vendim është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Leos Heger, i cili ka thënë se masa është marrë pas arritjes në 19 të numrit të viktimave dhe pas hospitalizimit të personit të parë në Pragë.

Dhjetëra njerëz janë shtruar në spitale, disa nga ta në gjendje kritike, pasi kanë pirë vodka dhe rum.

Problemi duket të jetë i përqendruar kryesisht në verilindje të Çekisë.kohaislame

Artikulli paraprakKurdët vrasin katër ushtarë turq
Artikulli vijuesMIJËRA RUSË E DUAN RUSINË “PA PUTININ”