Çekia mund t’i ndihmojë Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve me dërgimin e një kontingjenti policësh, deklaroi ministri çek i Mbrojtjes, Matrin Stropnicki.
Siç deklaroi korrespondenti i MIA-s nga Praga, për dërgimin e ndihmës në Maqedoni javën e ardhshme në kryeqytetin çek do të bisedojnë përfaqësues të vendeve të Grupit të Vishegradit (B4), në të cilën krahas Çekisë janë edhe Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.
Për momentin, Çekia me dhjetëra ushtarë është duke i ndihmuar Hungarisë dhe Sllovenisë.