LDK fillon iniciativën kundër Hashim Thaçit president! (FOTO)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar inciativën për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Është njëra nga nëndegët më të mëdha të kësaj partie, ajo e Dobërçanit, e cila në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendim që të kundërshtoj me të gjitha format zgjedhjen e kryetarit të PDK-së në krye të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Në një njoftim të kësaj nëndege të Gjilanit, thuhet se kjo nëndegë do të kontaktoj me deputetët e LDK-së që morën vota nga anëtarësia e kësaj nëndege që të mos lejojnë Hashim Thaçin të zgjedhet i pari i Kosovës.

Mirëpo, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa kohë e ka garantuar kreun e PDK-së se ai do ta ketë mbështetjen e partisë së tij për t’u zgjedhur president.

Untitled15

Artikulli paraprakTrump lëvdon diktatorin Kim Jong-un: Ai është shefi
Artikulli vijuesVideo: I biri mohon sakrificat, nënës i bie të fikët te “Shihemi në gjyq”