Celtik përballet me dënim nga UEFA për shkak të flamurit palestinez

Tifozët, e njohur si grupi “Brigada e gjelbër”, të vendosur në pjesën e re të sigurtë “Celtic park”, gjatë ndeshjes së mbrëmshme nxorën në pah flamurin e Palestinës

GLASGOW (AA) – Klubi i futbollit Celtic, sipas informacioneve të mediave skoceze, mund të përballet me sanksione nga Federata Evropiane e Futbollit për shkak të theksimit të flamurit palestinez nga tifozët e tij gjatë ndeshjes së play-off-it për Ligën e Kampionëve kundër Hapoel Beer Sheve nga Izraeli, e cila përfundoi me rezultat 5:2, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët, e njohur si grupi “Brigada e gjelbër”, të vendosur në pjesën e re të sigurtë “Celtic park”, gjatë ndeshjes së mbrëmshme nxorën në pah flamurin e Palestinës.

Tifozët para ndeshjes i paralajmëroi policia skoceze të mos theksojnë flamurin, meqë secili që e bën atë mund të përballet me arrestimin, ndërsa UEFA me propozimet e saj ndalon theksimin e çfarëdo parullave apo flamujve të motivuar politikisht.

Duke marrë parasysh se kundërshtar i Celtik-ut ishte një klub izraelit, UEFA mund që aktin e valëvitjes së flamurit palestinez ta karakterizojë si provokim politik. Celtic gjatë pesë viteve të fundit për shkak të shkeljeve të ndryshme është dënuar madje tetë herë nga UEFA.

Gjithsej, klubi nga Glasgow është gjobitur me 123.000 paundë (143.000) euro për shkak të shkeljeve të ndryshme në ndeshjet evropiane, siç janë përdorimi i pishtarëve, pankarta të ndaluara, dhe sjellje e papranueshme e tifozëve, por edhe ekipit.

Mediat skoceze theksojnë se Celtik-u, nëse dënohet, përballet me mbylljen e një pjese të tribunës për tifozët në ndeshje e radhës.

 

Artikulli paraprakJa cili është grupi terrorist që ka vrarë më shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit
Artikulli vijuesOpinon nga këshilltari i Erdoganit – A ekziston një luftë sektare në botën muslimane?