Klopp njeriu i duhur për Bayernin

Ish-trajneri i Bayern Munich, Felix Magath ka thënë se Jurgen Klopp do të ishte njeriu i duhur për ta zëvendësuar trajnerin aktual të Bayernit, Pep Guardiolan.

Guardiola ka kontratë me Bayernin deri në përfundim të këtij sezoni dhe deri më tani nuk janë hapur bisedimet për vazhdimin e kontratës, kurse Klopp është agjent i lirë, pasi largimit nga Dortmundi gjatë verës, transmeton Koha.net.

“Për mendimin tim, Klopp do të ishte ideal për Bayernin. Ekipi dhe stafi i trajnerëve është i orientuar në stilin e Guardiolas, por Bayerni edhe më parë ka treguar se di të jetë shumë i ndryshueshëm”, është shprehur Magath për TZ.

Klopp gjithashtu është i lidhur me një kalim te skuadra e Liverpoolit, pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni.

Artikulli paraprakCasillas portieri më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve
Artikulli vijuesRreth 5.500 refugjat në ditë futen në Maqedoni nga Greqia