Mendimi ynë është se kjo çështje duhet diskutuar fillimisht në dimensione shkencore duke u bazuar në fakte të dokumentuara”, tha Turan.
Kryetari i Institutit Turk të Historisë, Refik Turan, në lidhje me shprehjen ‘Katastrofë e madhe’ të cilën presidenti amerikan Barack Obama e përdori të premten më 22 prill, sikurse edhe vitin e kaluar, tha se “Shprehja e presidentit amerikan Obama ‘Katastrofë e madhe’ është e rëndësishme, por kjo temë për ne ka konotacion politik. Mendimi ynë është se kjo çështje duhet diskutuar fillimisht në dimensione shkencore duke u bazuar në fakte të dokumentuara”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i TKK-së, dha vlerësime në lidhje me ndodhitë e armenëve në vitin 1915 për gazetarin e AA-së.
Fillimisht, Turan përkujtoi se muajin e kaluar në Amerikë kishte qenë pjesëmarrës në panelin me titull: “E djeshma dhe e sotmja e çështjes armene” ku morën pjesë mbi njëqind shoqata turke, e në të cilin kishte pasur edhe historianë të spikatur, në mesin e të cilëve edhe historiani dhe eksperti i historisë osmane, Prof. Justin McCarthy.
Duke u shprehur se si institut i kanë dhënë vazhdimësi punimeve në lidhje me këtë çështje, Turan, i cili i përçoi mendimet e tij në panel, tha se “Do të nxjerrim botime shumë bindëse”.
Turan, i cili u shpreh se çështja në fjalë ka përfshirë dimensione të ndryshme, si atë shkencor, njashtu edhe atë të propagandës, tregoi se në librat e armenëve ka raste ku fotografia e Ataturkut në të cilën ai është pranë ca qenve është montuar dhe në të janë shtuar njerëz të vrarë.
Ai shtoi se propagandat e armenëve janë të shumta dhe se ekziston një fushë e vëçantë që quhet “pozicionimi kundër propagandës” dhe në këtë fushë duhet bërë aktivitete të veçanta.