Programi torturues i CIA’s i (VIDEO)

Për herë të parë viktima e programit torturues të CIA’s e kanë mundësinë që ta padisin në gjykatë CIA-n, për torturë, sipas vendimit të një gjykate amerikane, të lëshuar dje
Gazeta Express ju sjell një video ku shpjegohet programi torturues i CIA’s, të përkthyer në tekst.

Ja përkthimi i plotë:

Këto janë disa nga teknikat torturuese të kryera nga CIA: izolim; errësirë ekstreme; të ftohtë; zhurmë; rrahje e pandërprerë; uri; pozicione stresuese jashtëzakonisht të dhimbshme; privim i gjatë nga gjumi; izolim në sënduk të ngjashëm si arkivoli; dhe torturë me ujë.

Për herë të parë, është dita e këtyre viktimave që të flasin në gjykatë në ShBA. Ata kanë paditur dy psikologjistë të cilët e kanë krijuar këtë program dhe personalisht e kanë administruar torturën.

Suleiman Abdullah, peshkatar nga Tanzania, viktimë e torturës së CIA’s, thotë: “Çdo herë që mendoj për burgun, m’u kujtohet e kaluara dhe nuk mund të fle. Nuk mund të ha. Nuk mund të nuhas”

Suleiman Abdullah dhe Mohamed Ben Soud ishin kidnapuar nga CIA dhe pastaj u eksperimente u bën në ta.

Mohamed e ka përdorur vizatimin për t’i shpjeguar metodat e torturës nga CIA.

Viktima e tretë, Gul Rahman, vdiq brenda burgut të errët të CIA’s.

Familja e tij kurrë nuk është njoftuar formalisht për vdekjen e tij.

Bruce Jessen dhe James E. Mitchel, përfituan 81 milionë dollarë nga ky program, i njohur për torturimin e 119 njerëzve.

Presidenti i ShBA-së, Barack Obama: “Ne kemi torturuar disa njerëz”

Artikulli paraprakRusinovci: Çdo vit humbim 1000 hektarë tokë bujqësore
Artikulli vijues“Çështja armene duhet diskutuar në dimensione shkencore”