“Çështja e refugjatëve”, Poposki: Vepruan sipas marrëveshjes me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki ka marrë pjesë në panel diskutimin me temën “Nëse Evropa ka nevojë për qasje të re ndaj migrimit”, që u mbajt në Londër në organizim të Institutit mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare, “Çatam Haus”.

Në ngjarje është diskutuar për çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Evropa në dritë të krizës migruese, me përqendrim ndaj angazhimit të qeverive dhe faktorëve të tjerë relevant në ballafaqimin me të njëjtën.

Fokusi i diskutimeve ka të bëjë me zgjidhjet e mundshme dhe qasjen e re eventuale në menaxhimin me aspektet humanitare, të sigurisë dhe të tjera të krizës migruese, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ministri Poposki theksoi se edhe krahas të gjitha sfidave Republika e Maqedonisë me sukses përballet me krizën migruese.

“Republika e Maqedonisë ka kontribut aktiv ndaj përpjekjeve të përbashkëta të BE-­së për reduktim të fluksit ilegal të refugjatëve. Vepruam sipas marrëveshjes në nivel të BE-­së dhe si vend kandidat demonstruam kapacitet të partnerit përgjegjës”, ka potencuar ministri Poposki.

Artikulli paraprakVritet një shqiptar në kampin e azilkërkueseve në Gjermani
Artikulli vijuesKompani në listën e zezë pastronin paratë nëpërmjet Panamasë