Sa vetura eksportohen nëpër botë?

Sipas të dhënave të “World’s Top Export” eksporti global i veturave në vitin 2015 arriti në 672.9 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja. Veturat janë produkti më i eksportuar në botë pas naftës së papërpunuar.

Vlera e totalit të eksporteve ndërkombëtare të makinave për vitin 2015 ka shënuar një rritje prej 5.5% krahasuar me vitin 2011, por për 5.2% më pak në krahasim me të dhënat për vitin 2014, kur eksporti i veturave arriti në 709.7 miliardë dollarë, transmeton “albinfo”.

Sipas kontinenteve të ndara, vendet evropiane kontribuojnë më shumë në terma të dollarit. Dërgesat arritën në 363.9 miliardë dollarë, ose 54.1% të të gjitha shitjeve ndërkombëtare të automjeteve.

Evropa është gjithashtu vendi ku eksportet e vitit të kaluar kanë arritur rezultatet më të larta. Gjermania me 152,7 miliardë dollarë, ose 22.7% e eksporteve globale.

Në listë vjen e dyta Japonia me 86.1 miliardë dollarë, ose 12.8% të shitjeve ndërkombëtare, ndërsa në vendin e tretë është SHBA-ja me 55.3 miliardë ose 8.2%.

Në top dhjetëshin me të lartë zënë katër vendet evropiane: Britania e Madhe, Spanja, Belgjika dhe Franca. Top dhjetëshi plotësohet me Kanadanë, Korenë e Jugut dhe Meksikën. Pesëmbëdhjetë shtetet e para përbëjnë 88.7% të eksporteve botërore të makinave në vitin 2015.

Sipas vendet që kanë shënuar rritje në eksport të veturave nga 2011 është Hungaria (një rritje prej 128.8%), Italia (nga 51.6%) dhe Meksika (22.3%).

Në të kundërtën, vendet me rënie më të madhe në shitjen e makinave për eksport është Franca (23%), Belgjika (2.1%) dhe Gjermania (1%).

Artikulli paraprakLinkedIn bëhet i Microsoftit për 26.2 miliardë dollarë
Artikulli vijuesPër dy vjet, 40 aktakuza me 60 persona e sekuestrim të disa milionave