Çështja Islame e popullit Moro në Filipine!

Populli Moro, ne Arqipelagun Malajzian! U quajt ‘Moro’ nga Spanjollet të cilët kur ‘zbuluan’ Filipinet, u tmerruan kur gjeten Musliman edhe në Azi, e ngaqë i kishin të freskëta kujtimet e tyre kundër ‘morokenëve dhe spanjollëve islamik’ i quajtën edhe Muslimanet e kësaj bote ‘moro’… Morot jetojnë ne anën Lindore të ishujve të Filipeneve. Prej mëse 600 vitesh ata luftojnë kundër okupatoreve kryqtarë për pavarësi dhe identitet… Pas pushtimit të Azra Malayas në kohen e Magelan eksploratorit (ne na është treguar si i tillë, por për njerëzit në këtë botë ai ka qenë një kasap pushtues)- sot quhet Filipine, sipas mbretit Spanjoll të kohës së Magelanit – Filipit. Sulltanati Islam i Filipineve sot është shndërruar në të vetmin ishull të krishterë në Azi… Që nga ditët e Spanjollëve e deri më sot, Muslimanët e Filipineve kanë humbur shumë pjesë të ish-Sulltanatit të tyre. Edhe vetë kryeqyteti i Sulltanatit të Azra Malayas nga siç ishte quajtur ish-i-quajtur AMAN ALLAH, sot pas marrjes me dhune dhe pastrimit etniko – religjioz të tij, është shndërruar e quhet MANILA… Gjatë viteve të kolonizimit kryqtarë Spanjoll e Amerikan shumë Malaias (musliman) të Azra Malayas e kanë humbur fenë e tyre, si pasojë e konvertimit me dhunë nga kryqtarët katolik Spanjoll të Malaysve vendas në krishterizëm, si pasojë e torturave më ç’njerëzore, e përdhunimeve edhe më të egra sesa në Kosovë e Bosnje… Por megjithatë, sot e kësaj dite, akoma shume ‘SANDOKAN’ (nëse e kujtoni filmin Sandokan) Musliman të Azra Malayas vazhdojnë përpjekjet e tyre 7 shekullore kundër pushtuesve që duan ta shkatërrojnë atdheun e tyre. Sot e kësaj dite Muslimanët Filipinez jetojnë akoma në një nga ishujt më të mëdhenjë të Filipineve që quhet Solos (Portugezet e thirrën Holo) dhe në shumë ishuj të vegjël përreth. Ata përbejnë 12 milion njerëz, që rezistojnë prej shekujsh kundër përpjekjeve të pushtuesve dhe pushteteve për tua shkatërruar vendin e tyre. Ne kundërshtim me fytyrën e Sandokanit në film, që është një aktor Indian Musliman, morot janë njerëz me fytyra Malajse, pa mjekrra e me të vegjël në shtat sesa ne njerëzit e rraces Indo-Evropiane. Morot luftojnë duke përdorur ‘Silatin’ që është versioni Islamik i arteve Marciale të Azise si Kung Fuja, Tae Kwon Do-ja apo Karate-ja. Por ashtu si i gjithe Ummeti Musliman ane e mbanë botës, ‘Morot’ janë koshient të identitetit të tyre. Ata kanë krijuar trupin e tyre të rezistencës Nacionale Islame, të quajtur: MILF (Moro Islamic Liberation Front). Nen këtë trup rezistues, ata anë e mbanë ishullit Solo e më gjerë, kane kampet e tyre. Kampet e tyre janë qendra edukimi, civilizimi, mësimi Islam dhe vetëmbrojtjeje… Kërkesat e tyre janë për një jetë në liri, paqe dhe tolerance fetare… Sot, populli Moro janë ende në disavantazhe nga mundësitë e barabarta dhe të shtypur shtyrë e të uzurpuar shumicen prej tokave te tyre stërgjyshore, në krahasim me shumicën katolike. Ata janë të diskriminuar sa i përket punësimit, strehimit; ata keq portretizohen në media si koka turku. Kjo ka krijuar tensione të përshkallëzuara që kanë kontribuar në konfliktin e vazhdueshëm mes qeverisë Filipine dhe popullit Moro. Përveç kësaj gjatë 30 deri 50 viteve të fundit, ka pasur një eksod të madh të popujve Moro (Tausug, Samal, Bajau, Illanun, Maguindanao) në Malajzi (Sabah) dhe Indonezi (Kalimantan North), për shkak të aneksimit të paligjshëm të tokës së tyre nga shumica katolike, dhe nga milicitë e armatosura, të cilat e kanë shkatërruar besimin mes kolonëve dhe komuniteteve Moro. Ndryshimi i zotërimit të tokës ka ndryshuar edhe statistikat e popullsisë Moro në një shkallë të konsiderueshme, dhe ka shkaktuar zhvendosjen graduale të kësaj popullate indigjene nga tokat e tyre tradicionale. Draft Ligji themelor 2014 Bangsamoro ZYRA e këshilltarit presidencial mbi Procesin e Paqes (OPAPP) ka postuar një sërë pyetjesh rreth Ligjit Bazë Bangsamoro, drafti i të cilit presidenti Benigno Aquino III e ka dorëzuar personalisht tek liderët e Kongresit. Ligji themelor Bangsamoro i heq Rajonin Autonom Mindanaos myslimane (ARMM) dhe krijon identitetin e ri politike të Bangsamoro në vend të saj. Ligji bazohet në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Bangsamoro të nënshkruar nga qeveria Filipineze dhe Fronti MILF në mars të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakÇelësi për jetën e suksesshme!
Artikulli vijuesDITARI I NJE FOSHNJE TE ABORTUAR