100-VJETORI I LUFTËRAVE BALLKANIKE

0
391

Luftërat Ballkanike dhe pasojat e tyre në historinë e Ballkanit.

Mirë se erdhët në programin me temë “Paqja dhe Siguria “. Për shkak se jemi në vitin 2012, programin e sotëm do t’ia rezervojmë 100-vjetorit të Luftërave Ballkanike. Nuk ka fare dyshim që Luftërat Ballkanike shkaktuan përfundime të dhimbshme të rëndësishme që nuk ndikuan vetëm në historinë e atij rajoni por në të njëjtën kohë edhe fatet e popullit turk në Ballkan madje edhe në historinë botërore. Sepse qysh në muajin Tetor të vitit 1912 turqit jetonin nëpër tokat që ata kishin të paktën 550 vjet që i kishin marrë duke i bërë atdheun e tyre, datë pas së cilës me dhjetëra mijëra turq të Ballkanit u asgjësuan nga pastrimet etnike, masakrimet dhe gjenocidet, kurse me qindra mijëra turq të tjerë të Ballkanit u larguan nga shtëpitë, kopshtet dhe tokat e tyre me vreshta. Pra lidhjet fisnore që kishin hedhur rrënjë të thella në atë rajon u këputën duke i larguar ata nga vendet dhe vatrat e tyre. Një pjesë e mirë e turqve të Ballkanit u detyruan të marrin rrugët e refugjatëve. Të gjitha këto zhvillime nga pikëpamja e popullit turk janë vlerësuar si “Katastrofa Ballkanike” prej së cilës të paktën 160 mijë km katrorë tokë që ishte bërë atdhe i tyre iu mor nga duart dhe si përfundim 635 mijë turq u masakruan. Rrjedhimisht kujtimi i 100-vjetorit të kësaj “Katastrofe Ballkanike” ka një rëndësi për nga pikëpamja e të sotmes dhe të ardhmes së këtij rajoni.

Në rast se duhet t’i hedhim një sy zhvillimeve që ndodhën, shkas i fillimit të Luftës Ballkanike, ato e kanë zanafillën qysh me Luftën Osmano-Ruse të vitit 1877 / 78. Në historinë turke kjo luftë njihet me emrin: ”Lufta 93shit” të cilën e humbi Shteti Osman dhe që përfundoi me nënshkrimin e Paktit të Shën Stefanit. Mirëpo me anën e këtij dokumenti, përveç Pavarësisë së Bullgarisë Rusia pati shtënë në dorë edhe disa avantazhe të mëdha, si dalja e saj në Detin Egje, për të cilat Anglia me Gjermaninë u shqetësuan shumë dhe kështu u futën në lojë duke mbledhur Kongresin e Berlinit në vitin 1878, ku si përfundim i të cilit u vizatuan përsëri kufijtë politike të Osmanëve në Ballkan. Kjo gjendje nuk do ta kënaqte Rusinë Cariste, kështu që ajo do ta ndërrojë drejtimin e synimeve të saja drejtë rajonit të Turkmenisë në Azi të Mesme dhe që andej drejtë Lindjes së Largët. Mirëpo pas humbjes nga ana e Rusisë të Luftës “Ruso-Japoneze në vitin1905”, ajo e drejton vëmendjen përsëri drejtë Ballkanit duke ndjekur aty politikën për të marrë nën proteksion shoqëritë sllavo-ortodokse në Ballkan pas së cilës të zbriste edhe nëpër detrat e nxehtë.

Revizionimi i Paktit të Shën Stefanit dhe Marrëveshja e Berlinit e vitit 1878 aq sa e zhgënjeu Rusinë zhgënjeu edhe Bullgarinë duke u bërë shkas themelor i fillimit të Luftërave Ballkanike së bashku me kërkesat e vazhdueshme të Greqisë, që nga fitimi i pavarësisë, për t’u zgjeruar drejtë veriut me tokat Osmano-Turke. Këtyre u duhen shtuar edhe nxitjet që Rusia u bënte sllavëve të Ballkanit, faktorë që u ndikuan edhe nga synimet për zgjerim që kishte Perandoria Austro-Hungareze në Ballkan si dhe aneksimi që i bëri Vjena Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë aleanca e parë që u bë midis shteteve Ballkanike me mbështetje nga ana e Rusisë ishte “Aleanca Serbo-Bullgare “ e dt. 13 Mars të vitit 1912. Aleancën Serbo Bullgare e ndoqi “Aleanca Bullgaro-Greke “ e datës 29 Maj të vitit 1912. Aleanca e fundit u bë midis Malit të Zi dhe Serbisë me datën 6 Tetor të vitit 1912. Zhvillimet e ngjarjeve sa erdhën e u dendësua; dy ditë pas nënshkrimit të aleancës së fundit me datën 8 Tetor të vitit 1912, Mbretëria e vogël e Malit të Zi i shpalli luftë Shtetit Osman. Me fjalë të tjera pas këtyre aleancave të fshehta ushtarake midis Shteteve Ballkanike me nxitjen e bullgarëve dhe të serbëve aktivitetet e komitëve që ato kryenin në Maqedoni fillojnë e rriten. Në Maqedoni patën marrë vrull nxitjet e terroristëve greke, kështu që duke filluar nga Gushti i vitit 1912 Greqia fillon e përqendron ushtarë në kufirin me Shtetin Osman. Edhe Mali i Zi fillon e krijon mosmarrëveshje në kufirin Osman. Si shtesë e këtyre në muajin Maj të vitit 1912 me nxitjen e Malit të Zi, Serbisë dhe të Italisë edhe në Shqipëri fillojnë kryengritje.

Në fazën e Luftës së Parë Ballkanike me tërheqjen e shtetit Osman nga Ballkani në këtë rajon krijohet një vakum i madh. Edhe pse Rusia u përpoq që ta parandalojë këtë konkurrencë midis Shteteve Ballkanike, ajo nuk pati sukses. Kurse Bullgaria e cila e pa se Serbia me Greqinë janë afruar shumë me njëra-tjetrën, natën e 29-30 Qershorit sulmon papritmas Serbinë dhe Greqinë, por pas një kohe të shkurtër duke mos pasur sukses ndaj këtyre shteteve ajo mundet. Grekët hynë në Selanik dhe Kavalla dhe kur bullgarët munden nga Serbët me datën 13 Korrik të vitit 1913, ata detyrohen të pranojnë armëpushimin. Rumania dhe Shteti Osman duke përfituar nga situata ku shtetet Ballkanike po merreshin me njëri-tjetrin, menjëherë hidhen në veprim, dhe Rumania i zbarkon ushtarët në Dobruxha. Kurse Shteti Osman me datën 20 korrik vihet në lëvizje për të marrë Edirnenë dhe me datën 25 Korrik e merr përsëri atë.

Sipas Marrëveshjes për Paqe të Bukureshtit që nënshkruan midis tyre Shtete Ballkanike, me datën 10 Gusht të vitit 1913, Bullgaria, Silistren, Tutakranin dhe Dobruxhan që gjenden në jug të Danubit ia la Rumanisë kurse Kavallën ia lë Greqisë, ndërsa nga Maqedonia ajo merr një copë toke të vogël. Sipas Marrëveshjes së Stambollit të nënshkruar midis Shtetit Osman dhe Bullgarisë në 29 Shtator të vitit 1913, Lumi i Meriçit u pranua si kufi; Bullgaria ia kthen përsëri osmanëve Kërkllarelinë, Dimetokën dhe Edirnenë. Kjo marrëveshje përmban edhe nene në lidhje me Statusin e turqve në Bullgari.

Marrëveshja e Athinës që u nënshkrua me Greqinë me datën 14 nëntor të vitit 1913, përfshin edhe nenet mbi statusin e turqve që mbetën në Greqi. Këto nene më pas në Marrëveshjen për Paqe të Lozanës janë pranuar midis palëve. Çështja e ishujve nuk zinte vend nëpër këto marrëveshje. Për ato është vendosur në Konferencën e Ambasadorëve në muajin Shkurt të vitit 1914. Kurse në marrëveshjen me Serbinë të nënshkruar me datën 13 Mars të vitit 1914 në Stamboll u përcaktua statusi i turqve që kishin mbetur në Serbi. Kështu që duke qenë se me Serbinë, Shteti Osman nuk kishte kufij të përbashkët, me të nuk kishte probleme kufijsh, por është nënshkruar Marrëveshja e pakicave Serbo-Turke.

Shpresojmë që pas kësaj marrëdhëniet në Ballkan, të dalin nga rruga e grindjeve që duket se e kanë zakon, dhe për shekuj me radhë dhe ai bëhet gjithnjë rajon i paqes dhe i harmonisë. Humbjet e popullsisë turke në Ballkan si dhe pastrimet etnike që ajo ka pësuar janë shume të mëdha, por gjatë historisë që përfshin vitin 1923 e deri në ditët tona, këto humbje Turqia nuk i ka quajtur zyrtarisht si “humbje“. Në të njëjtën mënyrë edhe shoqëritë fqinje me Turqinë që kanë jetuar “humbje të këtij lloji” nuk duhet që tani në shekullin e 21–të t’i ngrenë ato si probleme, sepse jemi të mendimit se ato nuk përputhen me realitetet botërore. Me dëshirën për paqe dhe qetësi e mbyllim edhe programin e sotëm./trt