Çfarë çmimi ka fituar Petrit Selimi në Katar?

Zëvendës ministri i jashtëm i Kosovës Petrit Selimi sot u shpall si njëri ndër fituesit global të “Çmimit të Dohës” për angazhim në dialog ndërfetar. Çmimi i Dohës për Dialog Ndërfetar ka shpallur fitues dy individë për punë e tyre jetësorë në promovim të dialogut ndërs sivjet fitues ishin Petrit Selimi nga Kosova dhe prifti Rod Boëer Scott i Australisë.

 
Në një ceremoni solemne festive para 500 pjesëmarrëesve nga mbarë bota, Ministri i Drejtësisë së shtetit të Katarit Hassan Lahda Al Mohannadi shpërbleu Petrit Selimin duke potencuar se Kosova në vitet e fundit është bërë qendër e promovimit të agjendës së dialogut dhe tolerancës në mes të feve, ndërsa personi që ka shtyer agjendën e dialogut jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën është Selimi . Qeveria e Katarit ështe e nderuar të jetë sponzorizuese e këtij Çmimi”.
Në ceremoni të ndarjes së shpërblimeve ishte edhe Kardinali Touran, i deleguari i Papa Francisit për Dialog fetar si dhe ministra, diplomatë, veprimtarë dhe prijës fetarë nga mbarë bota. Drejtori i Qendrës nga Doha që organizoi konferencën tha që “Petrit Selimi me veprimtarinë jetësore është dëshmuar si njeri i dialogut, paqes dhe bashkëpunimit në mes të qytetërimeve”. Selimi, në fjalën e nderit që mbajti gjatë Konferencës në Doha, Dr Ibrahim Naimi potencoi se “Kosova është shembull i tejkalimit të dhembjes dhe dhunës për t’u bërë eksportuese e nismave të dialogut dhe bashkëpunimit në mes fqinjëve në Ballkan por edhe më gjërë. Në kohën kur e tërë bota po shqetësohet me tragjedinë e Sirisë, ne e kemi dëshmuar se është e mundur të fillon kapitulli I ri edhe pas momenteve më të errëta dhe më të pashpresa. ”. Selimi është nominuar nga liderë fetarë muslimanë, krishterë dhe hebre nga Kosova dhe bota, ndërsa Çmimi i Dohës për Dialog Ndërfetar njihet si një nga çmimet më të mëdha të dialogu tndërfetar në tërë botën. Çmimi ndahet në dy kategori, për individë dhe institucione. Të nominuar sivjet ishin në numër rekord prej 158 individëve dhe 68 institucioneve nga 98 shtete të botës, ndërsa juria ndërkombëtare ishte është kryesuar nga Rabini Dr. Reuven Firestone nga Kalifornia.

Ndërsa Halil Ibrahimi, një analistë nga Kosova ka shkruar lidhur me rastin duke e përshkruar: “Pa kurrfare paragjykimi a kompleksi, po bash po me intereson me dite cka ka ba Petrit Selimi per dialogun nderfetar ne Kosove. Ose cili eshte ai dialog nderfetar qe zhvillohet ne Kosove e cili eshte ai qe do te duhej te zhvillohej!?
Brockulla prej Botes se Ministrive te Lumturise!
Ne baze te asaj qe une di nga paraqitjet publike te Petrit Selimit, qysh nga epoka e StripDepot e deri te kollarja e qeverise, ai do te duhej me u shperbly per ushqim te urrejtjes fetare ne Kosove. Nese ai ka ba dicka te mire per dialogun nderfetar qe mue me ka shpetu, e kisha lute dikend qe e din, me me ndricu!”/KohaIslame

Artikulli paraprakPritja e Kerry-t, përplasje mes presidencës dhe kryeministrit Rama
Artikulli vijuesIrfan Salihu, edhe disa hoxhallarë të tjerë, kanë mbetë të vetmit burra/qytetar të hajrit