Çfarë dimë gabim për sëmundjet e lëkurës?

0
285
Nga ekzemat e foshnjave e deri puçrrat e fytyrës tek të rinjtë, puçrrat në dorë e këmbë ose ato të shkaktuara nga rrezet e diellit. Pothuajse çdo njeri gjatë jetës së tij i vuan këto sëmundje të lëkurës, megjithëse pjesa më e madhe e tyre nuk janë kritike e as serioze, por shkaktojnë bezdisje tek pacientët.
 
Në këtë artikull do të bëjmë një analizojë për mendimet e gabuara që kanë njerëzit, lidhur me sëmundjet e lëkurës.
 
Sëmundjet e lëkurës janë të zakonshme e disa prej tyre e ndikojnë seriozisht shëndetin e njeriut, të tilla si lebra, zgjebja, myku dhe infeksionet bakteriale të lëkurës. Forma, struktura dhe funksioni i lëkurës ndryshojnë kur ndikohen nga faktorë të brendshëm apo dhe të jashtëm, duke shkaktuar shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
 
Sëmundjet e lëkurës rishfaqen kryesisht në pranverë dhe dimër, e me shumë gjasa ato do të keqësohen në këto stinë, ndërsa gjatë verës dhe vjeshtës mundësia që ato të shfaqen është më e vogël. Megjithëse sëmundjet lëkurës kanë një përqindje të lartë, sëmundjet e relativisht të lehta në përgjithësi nuk e ndikojë shëndetin e njeriut, por një numër i vogël i tyre jenë tepër të rënda dhe madje mund të rrezikojnë jetën e njeriut. Por cilat janë simptomat e sëmundjeve të lëkurës në përgjithësi?
 
“Në fakt, sëmundjet e lëkurës kanë disa nga simptomat e tyre, të tilla si dhimbje, kruajtje ose probleme shqisore. Në përgjithësi, kruajtja e lëkurës lidhet me alergjitë, kurse dhimbja e saj me infeksionet e lëkurës, si ato bakteriale dhe virale.”
 
Shumë pacientë shqetësohen se sëmundjet e tyre të lëkurës a janë ngjitëse. Dhe në fakt disa lloje sëmundjesh infektive të lëkurës janë vetëm një pjesë e vogël e tërësisë së sëmundjeve të lëkurës. Sëmundjet infektive janë herpes simplex, lija, fruthi, fruth i keq, lebra, zgjebja etj.
 
Mënyra e transmetimit të sëmundjeve të lëkurës ndodh nga kontakti i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë me burimin e infeksionit. Transmetimi i drejtpërdrejtë vjen nga kontakti direkt me lëkurën, gjakun, lëngjet trupore ose sekrecionet. Kurse transmetimi indirekt ndodh pas përdorimit të mjeteve dhe pajisjeve të përdorura nga pacientët e infektuar.
 
Doktori Shi thotë se jo të gjithë njerëzit mund të infektohen pas kontaktit me burimin e infeksionit.
 
Trupi ka imunitet të caktuar dhe vetëm kur ndodh rënia e sistemit imunitar, shfaqet mundësia e infektimit. Dobësimi i sistemit imunitar mund të vijë si pasojë e çrregullimeve kronike, përdorimit afatgjatë të drogës, sëmurjes me kancer apo dhe kushte të tjera.
 
Pra, nëse infektoheni nga sëmundje ngjitëse të lëkurës, mos u kapni nga paniku.
 
Në të kundërt, disa pacientë mendojnë se sëmundjet e lëkurës nuk kanë pasoja dhe neglizhojnë duke përdorur krem të blerë në farmaci. Disa pacientë thonë se sëmundjet e rënda nuk i njohin as vetë mjekët, ndaj ata nuk shkojnë në spital. Në këtë drejtim, doktor Shi kujton se sëmundjet e lëkurës nuk duhen neglizhuar. Edhe sëmundjet e vogla, nëse nuk trajtohen, mund të sjellin një serë komplikimesh, të tilla si ethe, djersitje, marrje mendsh, të vjella, dhimbje trupore, lodhje, e duke shkuar tek më e rrezikshmja edhe mund të shkaktojë vdekjen.
 
“Lëkura e njeriut është mbështjellësja disa organeve kryesore të trupit. Së pari, ajo është një organ i ndjeshëm. Nga ana e strukturës, lëkurës ka funksion fiziologjik dhe luan rol imunitar. Së treti, lëkura është një organ metabolik, që shërben për djersitje dhe rregullimin e temperaturës së trupit. Së fundi, ajo është një pengesë për hyrjen e mikrobeve në trupin e njeriut. Kështu, sëmundjet e lëkurës duhet të trajtohen normalisht”.
 
Sëmundjet e lëkurës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Për trajtimin e tyre duhet sqaruar së pari diagnoza e saktë në mënyrë që trajtimi të jetë i përshtatshëm dhe sipas faktorëve e formave të sëmundjes. Në këtë mënyrë nuk do të humbet kohë për mjekimin.
 
Një nga problemet që shfaqet në lëkurë janë dhe nishanet. Ata janë të shumëllojshëm dhe rriten shpejt. Për ta rekomandohet mbrojtje.  
 
“Për mbrojtjen e nishaneve, në radhë të parë mos i ngacmoni, pasi nishanet janë të shumëllojshëm. Për ata që janë në sipërfaqe të lëkurës dhe që rriten shpejt, duhet të trajtohen me kohë, kurse për nishanet që nuk ndodhen në vende ku mundësia e fërkimit është e madhe dhe nuk pengon bukurinë, nuk ka shumë nevojë për trajtim. Nishanet duhet të hiqen përfundimisht që të mos sjellin pasoja të tjera,”
 
Për parandalimin e sëmundjeve të lëkurës, në radhë të partë duhet të ruani pastërtinë e lëkurës. Por, lëkura ndryshon nga një njeri tek tjetri, ndaj edhe pastruesit duhet t’i përshtaten karakteristikave të ndryshme.
 
Edhe rrezatimi i përshtatshëm nga dielli është një masë e rëndësishme për përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurtë dhe për forcimin e metabolizmit të organeve. Kurse për disa njerëz që janë të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit ose pacientët me sëmundje të lëkurës, rrezatimi i tepërt nga rrezet e diellit ul imunitetin. Ndaj pacientët duhet të shmangin rrezet e forta të diellit dhe të mbrohen duke mbajtur kapele, çadra, apo edhe duke u veshur me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata në verë, ruajtja e optimizmit është gjithashtu shumë e rëndësishme.
 
Shumë sëmundje të lëkurës lidhen ngushtë me trauma mendore, nervëzim e tension, madje në disa raste edhe krizë nervash. Prandaj, sapo kuptoni se jeni prekur nga ndonjë sëmundje e lëkurës, duhet ta trajtoni drejt, duke rritur besimin dhe intensifikuar luftën kundër sëmundjes. Gjithashtu duhet bashkëpunuar më shumë me mjekët, për tu shëruar sa më parë.