Çfarë nuk keni ditur për konsumimin e vezës

Vezët janë një produkt i shëndetshëm ushqimor, për shëndetin e organizmi tonë. Shumica e njerëzve janë të frikësuar pas kolesterolit dhe mendojmë se vezët mund t’u shtojnë peshë.

Megjithatë, ka shumë arsye pse vezët janë të dobishme për trupin tonë dhe shëndetin tonë, të cilat ndikojnë edhe në përmirësimin dhe aktivitetin e trurit.

Disa vlera ushqyese të vezës që ne nuk i kemi ditur më parë janë;
Vezët janë të pasur me vlera ushqyese, të tilla si proteina, vitamina (A, B2, B6, B12, D, E) dhe minerale (zink, thiamin, riboflavin, fosfor, magnez, hekur, selen, bakër) si dhe omega-3 acide yndyrore që janë thelbësore.

Përveç këtyre, vezët janë kanë vlerë të ulët të kalorive, gjë që e bënë dietën miqësore për shumicën e njerëzve. Vezët janë një burim i shkëlqyer i “choline” që është një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin e kujtesës.

Vezët po ashtu përmbajnë kalcium dhe vitamin D, për mbrojtjen e eshtrave, të cilët janë përbërës të shëndetshëm. Për më tepër, vezët mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe thonjve, për shkak të nivelit të lartë të aminoacideve të sulfurit si dhe vitaminave e mineraleve.

Artikulli paraprakBritanikët ndërtojnë avionmbajtësen me të shtrenjtë në botë
Artikulli vijuesDoni të lini duhanin?! Ja si ju ndihmon soda e bukës!