Çfarë do të thotë fjala “Allahu ekber”?
Do të thotë se Allahu është më i madh se çdo gjë në qenien e Tij, në emrat dhe cilësitë e Tij, më i madh në kuptimin më të plotë që përmban kjo fjalë. Allahu i madhëruar thotë: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (Ez-Zumer: 67) dhe ka thënë: “Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.” (El-Enbija: 104). Ai është më madhështori dhe më i madhi, i Cili thotë: “Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Xhathije: 37). Çdo kuptim të madhështisë që përmban kjo fjalë është e saktë për Allahun e lartësuar.