Çfarë është e ndaluar në qytetin Taber të Kanadasë?

Me një vendim të Këshillit Bashkiak në qytetin Taber të Albertas në Kanada është ndaluar të “bërtasësh, të ulërasësh, të pështysh në tokë, të zihesh, të dëgjosh muzikë dhe të këndosh me zë të lartë, të shqetësosh popullatën..
 
 
Këshilli i Bashkisë në qytetin Taber të Albertas në Kanada, ka ardhur në qendër të vëmendjes me një seri të vendimeve që ndërmarrë,  raporton Anadolu Agency (AA).
 
Me një vendim të Këshillit Bashkiak në qytet është ndaluar të “bërtasësh, të ulërasësh, të pështysh në tokë, të zihesh, të dëgjosh muzikë dhe të këndosh me zë të lartë, të shqetësosh popullatën pas orës 23.00, të shëtitësh kot dhe të lypësh”.
 
Kryebashkiaku i qytetit prej 8 mijë banorësh Henk De Vlieger, duke theksuar se mbështet këtë vendim të Këshillit Bashkiak tha se: “Unë nuk pretendoj se këto vendime janë të përsosura. Unë mendoj se duhet të na jepet një mundësi për ta zbatuar dhe për të parë rezultatet. Më pas do ta rishikojmë përsëri këtë zbatim”.
 
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak dënimi në dollarë që do të jepet për këto veprime për herë të parë, të dytë dhe të tretë janë :
 
– Mbishkrime (grafit) në mur 2 mijë e 500, 5 mijë, 7 mijë e 500
 
– Mos heqja e mbishkrimit (grafitit) 250, 500, 1 mijë
 
– Urinimi ose lënie të feçeve në vende publike 250, 500, 750
 
– Pështyrja në vende publike 75, 150
 
– Zënie (sherre) në vende publike  250, 500, 750
 
– Shëtitja pa ndonjë arsye 250, 500, 750
 
– Me lyp 75, 200, 300
 
– Me Bërtit, ulërit, sharjet 150, 250, 500
 
– Pirje e alkoolit kolektivisht dhe duke bërë zhurmë 2 mijë, 5 mijë, 10 mijë
 
– Zhurmë me anë të frenave, motorit të mjeteve, shqetësimi i të tjerëve në mjet, në shtëpi ose në vende publike 150, 250, 500
 
– Zhurmë mes orës 23.00-07 duke shqetësuar popullatën 150, 250. 500./AA
Artikulli paraprakShënohet 72 vjetori nga holokausti i hebrenjve të Maqedonisë
Artikulli vijuesEdin Dzeko:Do të përpiqemi të befasojmë Barcelonën