Çfarë i ndodh fetusit kur nëna shtatzënë pi duhan

Gjithkush e di që duhani është i dëmshëm dhe i ndaluar. Dhe gjithkush e di që ai është tejet më i dëmshëm për gratë shtatzëna, por ndodh shpesh herë që gratë edhe pse në muajin e nëntë, dhe pas kohës së lindjes vijojnë ta pinë atë.
 
Një studim i kryer nga Dr Nadja Reissland, në Universitetin e Durhamit dhe Lancaster, ndihmon për të kuptuar se si dhe çfarë mund të dëmtojë duhani tek fetusi.
 
Studiuesja ka përdorur vëzhgimet speciale për të kapur imazhe katër-dimensionale të fetusit tek femrat duhanpirëse ose jo. Rreth 20 nëna u morën në shqyrtim, katër prej të cilave pinin një mesatare prej 14 cigare në ditë. Fetuset u monitoruan dhe u “fotografuan” në javën e 24, 28, 32 dhe 36 të shtatzënisë.

Dr. Nadja Reissland arriti të studionte lëvizjen e fëmijëve në barkun e nënës në skaner 4D dhe vuri re ndryshimin e dukshëm. Reissland, e cila udhëhoqi studimet ka raportuar për revistën “Acta Paediatrica” se në të shumtën e rasteve fëmijët prekin gojën e tyre apo fytyrën kur ndjejnë një shqetësim të jashtëm e kjo ndodh edhe kur në trup futet duhan.
 
Gjithashtu studimi ka nënvizuar se fëmija mund të lindë me probleme zhvillimi në sistemin nervor qëndror, kur nëna konsumon duhan gjatë shtatzënisë.
Artikulli paraprakKurti: Islami nuk është pengesë për BE
Artikulli vijuesKrepa (pallaqinka) për mëngjes