E dini pse kemi më shumë dhimbje kockash në dimër?

Dimri, si stinë e letargjisë dhe e ftohtësisë, na sjell shumë probleme. Një ndër to është dhimbja e gjunjëve, e cila theksohet në këtë periudhë. Këtë e ndiejnë akoma më shumë personat, të cilët vuajnë nga sëmundje të sistemit skeletor.

Sipas disa studimeve, është shpjeguar se shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, është mungesa e vitaminës D në trup.

Shkencëtarët, konstatuan se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza, shpesh kërkojnë ndihmë nga mjekët pikërisht gjatë dimrit.

Pjesën dërrmuese të tyre e ndihmon marrja e suplementeve të vitaminës D.

Kjo vitaminë, prodhohet në trup gjatë ekspozimit ndaj diellit, që është arsyeja se pse gjatë muajve të dimrit e kemi në sasi më të vogla në trup.

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trupin tonë dhe shpesh shkakton përkeqësimin e kësaj simptome.

Sasia e vogël e “vitaminës së diellit” në trup e vështirëson funksionimin e indeve kockore. Trupi e ruan vitaminën D në qelizat e yndyrës, që është arsyeja se pse nevoja për të rritet në përputhje me peshën e trupit.

Mungesa e kësaj vitamine është një problem që haset nga shumë njerëz në mbarë botën. Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e duhur të marrjes së saj, konsultohuni me mjekun apo dietologun tuaj.

Artikulli paraprakAkuzat e Bashës, reagon Ahmetaj: Projektet të certifikuara ndërkombëtarisht
Artikulli vijuesSi të ngriheni herët në mëngjes