Çfarë kuptimi kanë shenjat në etiketat e rrobave

Me siguri shumë herë jeni pyetur se çfarë kuptimi kanë të gjitha ato shenja në etiketat e rrobave. Më poshtë ju sjellim shpjegimin e kuptimit të këtyre shenjave. Ne ju rekomandojmë që t’u përmbaheni udhëzimeve në etiketat e rrobave në të gjitha rastet, sepse në atë mënyrë ju do të ruani rrobat nga humbja e ngjyrës, elasticitetit, formës si dhe do t’i shtoni jetëgjatësinë atyre.

Simbolet në etiketat e rrobave konsiderohen më të vështira se shkrimi i egjiptjanëve të vjetër. Por është e rëndësishme ti deshifrojmë nëse duam që ajo rrobë të mbajë një pamje gjithmonë të rregullt.

Mënyra e larjes:

etichette_come_lavare1_160

Simboli i parë nënkupton që rrobën duhet ta lajmë më dorë dhe në temperatura të ulta. Simboli i dytë tregon temeraturën në grad celcius. Në temperatura ( 90°-95° ) të larta duhen larë vetëm rroba rezistente, peshqire apo çarçafë të bardhë.

etichette_come_lavare2_160

Mbase deri këtu ishin të qarta, por tek simboli tjetër 60° me një vizë poshtë nëkuptohet që rroba është delikate. Simboli në vazhdim ndalon larjen me uje.

etichette_come_candeggiare_160

Keta dy trekendeshat nenkuptojne perdorimin e klorit. Ku ne rastin e pare eshte i mundur perdorimi dhe ne te dytin jo.

 

Proçesi tharjes

etichette_come_asciugare_160

Simboli i parë në këtë rast nënkupton se rroba mund te thahet në temperatura te ulta, ndërsa e dyta nënkupton se nuk duhet ta fusni në tharëse. Janë dhe disa simbole të tjere si në rastin e parë por me dy pika. Në këtë rast mund ta thajmë në temperatura normale.

 

Tharja Natyrale:

tharje-rrobave

Këta simbole në vazhdim tregoje tharjen natyrale. I pari nënkupton që rroba duhet varur. Simboli i dytë nënkupton së duhet të kulloj më parë. Simboli i tretë nënkupton tharjen në plan. Simboli i fundit na tregon se rroba duhet tharë në hije.

 

Për këshilla të tjera, mos nguroni të komentoni!

Artikulli paraprakGullash viçi
Artikulli vijuesAknet dhe 7 këshilla për t’i trajtuar ato