Ministria e Brendshme e Gjermanisë bëri të ditur se ka një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve për çerekun e parë të këtij viti, krahasur me një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, 85 mijë njerëz kanë kërkuar azil, dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në krye të tyre janë kosovarët me 23 mijë kërkesa. Më pas vijnë sirianët, serbët dhe shqiptarët
Si kërkojnë të na e mbushin mendjen politikanët tanë për këtë punën e azilkërkuesve? Na thonë se janë “gra e fëmijë nga Siria”. Por me publikimin e sotshëm të statistikave nga ministria e Brendshme federale, kjo gënjeshtër doli në shesh. Grupi më i madh i azilkërkuesve me 11.500 persona vijnë nga Kosova.
Më shumë se 60 përqind e azilkërkuesve në mars ishin nga Ballkani Perëndimor. Pra, nga ato vende me të cilat BE ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe për të cilat mundohet shumë. Por na thoni, çfarë lufte ka në Kosovë? Po në Serbi? Po në Maqedoni? Apo në Shqipëri?
Megjithatë BE dërgon miliona euro në këto vende. Paratë përfundojnë në xhepat e politikanëve të korruptuar ose organizatave krkiminale.
Më shumë se 500 mijë persona, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil, jetojnë në Gjermani. Pse? Sepse politika nuk do t’i deportojë.
Një shembull i frikshëm: në fshatin e qetë Kittlitz në Brandenburg do të dërgohen 130 azilantë. Ai vend i vogël ka vetëm 100 banorë. Kjo nuk ka shpjegim.
Ata që duan të parandalojnë djegien e strehave të azilantëve, duhet të marrë masa të menjëhershme për të refuzuar kërkesat e pajustifikuara për azil dhe deportimin e menjëhershëm të tyre. Shpejt dhe me efikasitet.
Nga Henning Hoffgaard, Junge Freiheit/Mapo