Çfarë mund të përfitojë Shqipëria nga rebelimi grek?

0
188
Revista e njohur, “The Economist”, i ka kushtuar një shkrim marrëdhënieve të Greqisë me një tjetër klub të rëndësishëm ndërkombëtar.
 
Sipas revistës, Greqia është një lojtare rebele brenda BE, por edhe brenda NATO-s.
 
“Amerika i ka bërë gjithmonë presion BE-së për të mos krijuar të çara me Greqinë, jo për shkak të ekonomisë, por të gjeopolitikës,” shkruan revista.
 
Marrëdhëniet mes Greqisë dhe NATO kanë qenë të tensionuara vazhdimisht.
 
Në vitin 1974 ata dolën nga krahu ushtarak i NATO-s për gjashtë vite, pasi Turqia pushtoi Qipron.
 
Në vitin 1981, kur të majtët morën pushtetin, thanë se do nxjerrin bazat amerikane nga vendi.
 
Në vitet ’90, opinioni grek ishte pro- serb në debatin për sulmet e NATO-s mbi Serbi.
 
Sipas The Economist, nëse studion listën e dëshirave të partisë Syriza, që ka tani pushtetin, diku nga fundi do të shohësh: “Të largohemi nga NATO”.
 
“Largimi i tyre nga NATO do ishte një dhuratë për rivalët rajonalë,” shkruan revista.
 
Megjithatë SHBA duket e vendosur për të mbajtur Greqinë brenda NATO-s, sidomos tani që ISIS është afruar “një motoskaf” larg Europës.
 
“Amerika do të shikojë me kujdes nëse simpatia e disa prej drjtuesve të rinj të Greqisë për Rusinë do të sjellë ndryshime të vërteta strategjike. Deri më tani nuk ka ndodhur,” e mbyll shkrimin revista./Mapo