Sulmet kibernetike në krye të listës së kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara

0
157
Sulmet kibernetike nga qeveritë e huaja dhe nga individë të ndryshëm janë vënë në kryes të listës së kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara nga agjencitë amerikane të zbulimit. 
 
“Sulmet kibernetike do të dëmtojnë konkurrencën ekonomike dhe sigurinë kombëtare në SHBA”, tha, drejtori i Zbulimit Kombëtar, James Clapper. Në një raport të lëshuar nga zyra e tij thuhej se, ushtria ruse ka ngritur një komandë kibernetike për të kryer sulme. Gjithashtu raporti përshkruan Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut si kërcënimet kryesore. 
 
Gjatë fjalës së tij në një komision të Kongresit, Clapper tha se Amerika nuk do të përballet me sulme kibernetike të përmasave të mëdha. “Ideja se infrastruktura të mëdha, si rrjetet financiare apo të energjisë do të mund të çaktivizohen nga hakerat, tani duket më pak e mundshme”, tha ai. 
 
Megjithatë, ai shtoi se një seri sulmesh të vazhdueshme parashikohet të ndodhin në periudha të ndryshme dhe nga burime të shumëllojshme.
 
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara theksoi rastin e Rusisë, për të cilën ai tha se tashmë përbën një rrezik më të madh kibernetik ndaj interesave të SHBA. Ai tha se kërcënimi nga qeveria ruse është “më i rëndë” nga se ishte menduar më parë.
 
Gjatë vitit të kaluar ka pasur një seri sulmeve kibernetike të profilit të lartë kundër objektivave amerikane. Koreja e Veriut u akuzua se qendronte prapa sulmit ndaj “Sony Pictures” në muajin nëntor.
/ Top Channel