Thyerja e pasqyrës
A ndikon thyerja e pasqyrës në aktivitetin tonë për mbarë apo ters?
Çdo musliman/e duhet të jetë i bindur dhe i sigurtë se jetën e tij dhe çdo aktivitet të tij si: suksesin dhe dështimin, shëndetin dhe sëmundjen, lumturinë dhe vuajtjen, pasurinë dhe varfërinë, jetën dhe vdekjen etj., i ka në dorë vetëm Allahu dhe se asnjë send, person apo fenomen nuk kanë mundësi e fuqi që të ndryshojnë rrjedhën e asaj që ka caktuar Allahu për ty, i Cili thotë në Kuran:
“Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Junus: 107) dhe:
“ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-En’am: 17) dhe profeti Muhamed alejhi selam ka thënë:
“ Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dobi në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty dhe nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dëm në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.” Tirmidhiu.
Pra besimtari/a gjithmonë në çdo rast dhe për çdo gjë zemrën e tij duhet ta lidhë vetëm me Allahun dhe me tërë qenien e tij ti mbështetet vetëm Allahut, ndërsa besimi në raste të tilla si: thyerja e pasqyrës, macja e zezë etj., janë besëtytni për të cilat Islami ndaloi dhe nuk janë pjesë e besnmit të pastër tek Zoti.
You Might also Like
Rrëfehet se një arabe njëherë e kishte marrë një ujk këlysh…
Rrëfehet se një arabe njëherë e kishte marrë një ujk këlysh, e kishte edukuar, e…
By
1 Min Read
Forumi Rinor Islam shpërbleu semimaturantët më të mirë për vitin akademik 2015/2016
Shkup, me 2 Qershor 2016 Nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, u…
By
1 Min Read
Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve
Nga Ibën Abbasi radijAllahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem…
By
7 Min Read
Maqedonasit japin nga 500 euro atyre që martohen për herë të parë
Komuna e Negotinës jep nga 500 euro atyre që martohen për herë të parë …
By
1 Min Read
Kurani, libri më i popullarizuar dhe më i lexuar në histori!
Portali i njohur që i dedikohet kulturës së leximit, lovereading.co.uk, ka mbledhur të dhënat e…
By
2 Min Read
VIDEO – Ndihmo o Vëlla (ngjarje interesante)
Sonte për ju zgjodhëm një ngjarje bashkëkohore ku e tregon hoxha Ali ibrahimi, e lusim…
By
0 Min Read
