3 kushtet që Zoti të pranojë veprat e tua

Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij të ndershme dhe shokët e tij fisnik!

Argumentet fetare tregojnë se pranimi tek Zoti i çdo vepre të mirë është i kushtëzuar me plotësimin e tri kritereve (kushteve):

Kriteri i parë: Vepruesi i asaj vepre të jetë musliman.

Kriteri i dytë: Ta ketë bërë atë vepër me sinqeritet, për hir të Zotit.

Kriteri i tretë: Vepra të jetë në përputhje me dispozitat e fesë.

Të trija këto kritere të pranimit të veprave i gjejmë të përmbledhura në ajetin kuranor:

“Cilido që synon shpërblimin e botës tjetër, e duke qenë besimtar (musliman), dhe hedh hapat e duhura për ta arritur atë shpërblim, hapat e tij janë për t’u lavdëruar.” (El Isra, 19)

Pra të trija kriteret e pranimit të veprave i gjejmë të cekura në këtë ajet kuranor.

‘Të synosh shpërblimin e botës tjetër’, me këtë është për qëllim sinqeriteti.

Kriteri tjetër është: ‘Të jesh besimtar (musliman),’ pasi siç dihet, puna e mirë e mohuesit dhe idhujtarit, nuk pranohet tek Zoti.

Dhe kriteri i tretë: ‘Të hedhësh hapat e duhura për ta arritur atë shpërblim,’ e kjo nënkupton që puna dhe krejt adhurimi të jetë në përputhje të plotë me dispozitat e fesë.

Shkëputur nga libri “Kriteret e pranimit të veprave të mira”
Dr. Salih bin Abdulaziz bin Uthman Sindi
Pershtati Edmond Ajdini

Artikulli paraprakÇfarë ndodh kur thyhet pasqyra?
Artikulli vijuesRuhu nga tre përlotje: