Thyerja e pasqyrës
A ndikon thyerja e pasqyrës në aktivitetin tonë për mbarë apo ters?
Çdo musliman/e duhet të jetë i bindur dhe i sigurtë se jetën e tij dhe çdo aktivitet të tij si: suksesin dhe dështimin, shëndetin dhe sëmundjen, lumturinë dhe vuajtjen, pasurinë dhe varfërinë, jetën dhe vdekjen etj., i ka në dorë vetëm Allahu dhe se asnjë send, person apo fenomen nuk kanë mundësi e fuqi që të ndryshojnë rrjedhën e asaj që ka caktuar Allahu për ty, i Cili thotë në Kuran:
“Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Junus: 107) dhe:
“ Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.” (El-En’am: 17) dhe profeti Muhamed alejhi selam ka thënë:
“ Dije, se nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dobi në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty dhe nëse tërë njerëzimi mblidhet për të të bërë ty dëm në diçka, ata nuk do të munden nëse Allahu nuk e ka caktuar atë për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.” Tirmidhiu.
Pra besimtari/a gjithmonë në çdo rast dhe për çdo gjë zemrën e tij duhet ta lidhë vetëm me Allahun dhe me tërë qenien e tij ti mbështetet vetëm Allahut, ndërsa besimi në raste të tilla si: thyerja e pasqyrës, macja e zezë etj., janë besëtytni për të cilat Islami ndaloi dhe nuk janë pjesë e besnmit të pastër tek Zoti.
You Might also Like
Maqedonia kalohet me pasaporta të falsifikuara
Në Maqedoni tolerohen të tranzitojnë vetëm refugjatët me nënshtetësi siriane, afgane ose irakene. Prej atëherë,…
By
Redaksia
1 Min Read
“Lehtësoni e mos vështirësoni!”
Imam Buhariu dhe imam Muslimi regjistrojnë hadithin e transmetuar nga Enesi r.a se i Dërguari…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse mjalti është më i shëndetshëm se sheqeri?
Tashmë e dimë se sa i shëndetshëm është mjalti për organizmin njeriut. Por, çfarë është…
By
Redaksia
1 Min Read
Forcat afgane me ofensiva të reja kundër talibanëve
Ofensiva e fundit e ndërmarrë nga forcat afgane ka dëbuar me dhjetëra talibanë në ishullin…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri, forcat opozitare ndërmarrin goditje të rënda për forcat e Asadit në Halep
HALEP (AA) – Forcat e opozitës siriane kanë vazhduar operacionet e thyerjes së rrethimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Serbi rrah gruan e tij drejtpërdrejt në televizion, sikur të ish qenë Arab mediat tona e kishin bë t’madhe (Video,+18)
Pamjet e papritura tregojnë një garë të një show, realiteti televiziv në Serbi, dhe të…
By
Redaksia
1 Min Read
