Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka shkaktuar sërish zemërim, pasi në një karikaturë sugjeron se vogëlushi Aylan Kurdi, që u mbyt në det, teksa tentonte të mbërrinte në Europën Perëndimore, do bëhej ngacmues seksual nëse do rritej.
Fotot e vogëlushit Aylan, i mbytur në plazh, shokuan botën kur u publikuan.
Që prej atëherë, revista ka publikuar disa karikatura duke u fokusuar tek vogëlushi.
Karikatura e fundit e lidh Aylan-in, që ishte mysliman, me bandën e emigrantëve që sulmuan seksualisht femrat në qytetin e Këlnit në Gjermani gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Aylan i rritur ka fytyrën e një derri, teksa ndjek nga pas femrat për t’i ngacmuar.
Komentuesit në rrjetet sociale thonë se është një karikaturë e shpifur, që ngjan me revistat naziste që tallnin hebrenjtë pak përpara Holokaustit.
Shumë analistë kanë dalur kundër kësaj reviste, ngase thonë ata kjo nuk ka të bëjë me liri të shprehjes.